Agjencia Zhurnal.mk.

Ganiu: Çairi,shembulli më i mirë i diversitetit kulturor e etnik

Shkup, 21 dhjetor – Kryetsti i komunës së Çairit Visar Ganiu sot në Shkollën Fillore të Çairit – “Tefejuz”mori pjesë në evenimentin me rastin e shënimin të Ditës së mësimit në gjuhën turke-21 Dhjetori. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe kryetari të Kuvendit të Madh Nacional të Turqisë, z. Mustafa Shentop, ambasadori i Turqisë në vend, z.Hasan Mehmet Sekizkok, drejtori i SHFK “Tefejuz”, Seladin Zekir, arsimiatarë, nxënës e prindër.

 

“Me këtë rast theksova se është kënaqësi kur ne si Komunë e Çairit, por edhe në përgjithësi si shoqëri shënojmë data kaq të rëndësishme që janë pjesë e identitetit kombëtarë të bashkëqytetarëve tanë. Ne në Çairin tonë jemi shembulli më i mirë i diversitetit kulturor e etnik.Në Komunën tonë ne e konsiderojmë si një shtëpi të madhe me shumë familje të ndryshme që jetojnë nën kulmin e njëjtë dhe kur tek shtëpia jonë e quajtur Çair, ka festë njëra familje festë ka e gjithë shtëpia. Sot pra të gjithë kemi festë dhe kjo festë është Dita e mësimit në gjuhën turke. Përkujtova se t’ia nderosh një populli Ditën e mësimit në gjuhën amtare është pikërisht nder ndaj identitetit të tij kombëtar, kulturës e traditës- thotë Ganiu.

Related posts

Arritën 10 mijë vaksina nga Kroacia, paralajmërohet për edhe 20 mijë të tjera

Z H

Maqedonia e Veriut vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që zotohet se do të braktis qymyrin deri në 2030

D V

Analistët për zgjerimin e BE-së: Bëmë kompromise, BE nuk po na e kthen njësoj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More