Agjencia Zhurnal.mk.

Ganiu bashkë me nxënësit e shkollës fillore “Tefejuz” pritën zilen e parë për vitin e ri shkollor

Shkup, 1 shtator – Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, sot ka vizituar nxënësit e shkollës fillore “Tefejuz”, duke iu uruar atyre dhe të gjithë nxënësve filloristë dhe të shkollave të mesme, fillim të mbarë dhe suksese në vitin e ri shkollor, informon Zhurnal.

 

Nxënësit ishin në pauzë të gjatë gati tre mujore, si dhe nëse shtojmë dhe mësimin vitin e kaluar në kushte pandemie, mund të themi se nxënësit kanë pushuar mjaftë këtë radhë. Kështu Ganiu, së bashku me drejtorin e shkollës fillore “Tefejuz” – Selajdin Zekir, dhe me ish arsimtarin e edukatës fizike, Ali Sadetin Setko, morën pjesë në pranimin e nxënësve të klasës së parë në këtë shkollë. I gjithë procesi filloi sipas protokoleve të parapara nga autoritetet shëndetësore.

Të gjitha shkollat në Çair shënuan një fillim vit të suksesshëm ndërsa kryetari i komunës Visar Ganiu bëri thirrje që bashkërisht të respektojmë masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë.//Zhurnal.mk

Nuk ka më mirë se të dëgjosh zërin dhe të shohësh buzëqeshjen në fytyrat e fëmijëve. Sot kur filloi viti shkollor…

Posted by Visar Ganiu on Wednesday, September 1, 2021

Related posts

Vatikani kërkon të ndërtohen përmendorja e Nënë Terezës në sheshin Maqedonia e cila është ndërtim i egër

D V

Spasovski në konferencë në Sarajevë: Identifikimi i emigrantëve ilegalë është hap kyç

Z H

QMK: Zjarr në Galiçicë, rrezik të përfshihet edhe zona e mbrojtur e pyllit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More