Agjencia Zhurnal.mk.

Ganiu: Ansamblet dhe shoqëritë luajnë rol të rëndësishëm në shoqëri

Shkup, 12 Nëntor – Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu sonte morri pjesë në festivalin Alush Hamidi”. Përmes një postimi Ganiu shkruan se ansamblet dhe shoqëritë kulturo-artistike kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë një rol mjaft të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë sonë, gjithmonë kanë sjellë dhe sjellin veçoritë e zonave të ndryshme etnografike përmes këngëve, valleve, kostumeve, riteve e zakoneve.

 

Ndërsa Festivali “Alush Hamidi” që u mbajt sonte ka edhe një peshë shtesë, sepse bartë emrin e njeriut qe dha shumë për zhvillimin kulturor në Çairin tonë.I përgëzoj organizatorët-Asociacionin e Ansambleve dhe Shoqërive
Folklorike Shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe pjesëmarrësit, duke i inkurajuar që traditën ta vazhdojnë- shkruan Ganiu.

Related posts

Bullgaria nuk heq dorë nga plani që të bashkëngjiten negociatat e BE-së me kërkesat e tyre ndaj Republikës së Maqedonisë të Veriut

D V

Ahmeti: Më 31 tetor duke votuar për Nevzat Bejtën hapim një kapitull të ri suksesi

Redaksia

Scholz: BE-ja duhet të fillojë bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More