Agjencia Zhurnal.mk.

Gabriel: Nuk ka problem dypalësh mes Sofjes dhe Shkupit

Shkup, 30 nëntor – Zëvendëskryeministrja bullgare dhe ministre e Punëve të Jashtme, Maria Gabriel, e cila ka ardhur në Shkup që të marrë pjesë në Këshillin Ministror të OSBE-së, deklaroi se nuk ka problem dypalësh mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, por bëhet fjalë për përmbushje të vlerave të BE-së, ndërsa historia duhet tu lihet historianëve dhe të mos keqpërdoret, politizohet dhe radikalizohet. 

“Nuk ka problem dypalësh mes Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Bullgaria është vend anëtar i BE-së dhe i mbështet parimet dhe vlerat e BE-së. Nëse Maqedonia e Veriut dëshiron të bëhet anëtare e BE-së, duhet të tregojë se anëtarësimi në BE nënkupton detyrime dhe premtime të plotësuara. Kuptimi në BE është i qartë -duam të tregojmë se duhet të respektohen të drejtat e njeriut dhe parimet e BE-së”, theksoi Gabriel në hapjen e djeshme të ekspozitës “Plovdivi – qyteti i mozaikëve” në Qendrën Informative – Kulturore bullgare në Shkup.

Siç bëjnë të ditur mediat bullgare, duke iu referuar çështjeve historike dhe mospajtimeve mes Sofjes dhe Shkupit, Gabrieli theksoi se “historia ka rëndësinë e saj dhe ajo duhet të jetë mjet diskutimi i historianëve dhe ekspertëve, sepse gjithmonë kur tu jepet rasti që të keqpërdoret, ajo politizohet dhe radikalizohet. Këshu shkojmë në rreth magjepësës”.

Related posts

Rusia bën propagandë në Ballkan – shfrytëzon profesorë, politikanë dhe klerikë fetarë

Xh M

Pritja e Taravarit në Strugë në hapjen e shtabit zgjedhor

Xh M

LSDM në Kongres vendosi që Pendarovski të jetë kandidat për president

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy