Agjencia Zhurnal.mk.

Gabriel Eskobar vjen në Shkup në takime me Pendarovskin dhe funksionarë tjerë

Shkup, 5 dhjetor – Zëvendës-ndihmësi i sekretarit shtetëror të SHBA-së për Çështje europiane dhe euroaziatike, Gabriel Eskobar, nesër vjen në Maqedoninë e Veriut në takime me presidentin Stevo Pendarovski dhe funksionarë tjerë, kumtoi Ambasada amerikane në Shkup.

 

“E përshëndesim arritjen e përfaqësuesit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, në Shkup. Gjatë vizitës, Eskobar do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski dhe me funksionarë tjerë të lartë që të bisedojnë për më shumë tema dhe prioritete të përbashkëta për rajonin”, njoftojnë nga Ambasada e SHBA-së në publikimin në Fejsbuk.

Pritet që në takimet në Shkup të bëhet fjalë për ngjarjet aktuale politike në vend dhe në rajon, si dhe për eurointegrimet dhe bllokadën bullgare për Maqedoninë e Veriut.

Eskobar para do kohe në fjalimin para Komitetit të Dhomës përfaqësuese për Politikë të Jashtme të SHBA-së, u angazhua që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria t’i fillojnë negociatat me BE-në para fundit të vitit.

“Porosia më e fuqishme që BE-ja tani mund ta dërgojë është të fillojë negociatat për anëtarësim në BE të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë para fundit të këtij viti kalendarik. Me këtë do të hidhet poshtë dëshpërimi i popullatës në rajon nga politikat evropiane dhe do të ndërpritet ndikimi keqdashës i Rusisë dhe Kinës të cilat punojnë kundër zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor”, tha Eskobar.

Ai bëri me dije se Shkupi dhe Tirana kanë bërë punë të rëndë që është kërkuar prej tyre dhe se procesi duhet të fillojë pa anulim, duke e potencuar deklaratën e përbashkët të sekretarit shtetëror Entoni Blinken dhe përfaqësuesit e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borel, se eurointegrimi është shpresa e vetme për rajonin.

Related posts

Dje në Maqedoni janë gjobitur 23 qytetarë për mosmbajtje të maskave

D V

MSH: Pothuajse 47 për qind e popullatës mbi 18 vjeç është vaksinuar me dozën e parë të vaksinës

D V

SHGM-ja dënon sjelljen e Dashtevskit ndaj gazetarëve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More