“Gabova që e përmenda atë shifër” – Drejtori i Leverkusenit flet për të ardhmen e Florian Wirtz

nga D V

Florian Wirtz është një nga futbollistët më meritorë që Bayer Leverkusen ka fituar titullin e parë në histori të klubit.

Megjithatë drejtori ekzekutiv i Bayer Leverkusenit është penduar për një deklaratë që dha ditë më parë për çmimin e yllit gjerman.

“Askush nuk është i pashitshëm, por për më pak se 150 milionë euro, Wirtz nuk do të largohet”, kishte deklaruar Fernando Carro.

Vetëm disa ditë më vonë, Carro ka pranuar se ka gabuar për deklaratën e dhënë.

Ai ka deklaruar se Wirtz nuk do të shitet as për 150 milionë euro, pasi qëllimi është ta mbajnë në skuadër.

“Ditë më parë thashë se çmimi i Florian Wirtz ishte 150 milionë euro. Ishte gabim kjo deklaratë”.

“Wirtz është i pashitshëm. Mbaj mend disa biseda me lojtarë që donin të largoheshin sepse donin të fitonin tituj. Ky nuk është më një argument”. deklaroi Carro.

20-vjeçari në 43 ndeshje këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar në 19 të tjerë duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

Regjistrohu

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

@2009-2024 – All Right Reserved. Designed and Developed by Anet.com.mk

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More