Agjencia Zhurnal.mk.

Futet në librin e rekordeve Guiness, parashutisti amerikan rrokulliset 160 herë në ajër dhe zbret pranë piramidës së Gizës

Ky është momenti kur një parashutist me “snowboard”, arrin të sillet 160 herë në ajër para se të hap parashutën.

 

Videoja është realizuar në 4.200 metra lartësi gjatë 1 nëntorit – duke fluturuar mbi Giza, Egjipt, ku ky burrë ka arritur të futet në librin e rekordeve Guiness, për më së shumti rrotullime të bëra sikurse helika e helikopterit, transmeton Telegrafi.

Keith Edward Snyder nga Shtetet e Bashkuara ishte shoqëruar nga dy parashutistë tjerë – ku njëri po e filmonte hedhjen dhe rrotullimet e tij.

Pasi kërceu nga aeroplani me snowboard në këmbë, Snyder filloi të rrokulliset 360 gradë – duke arritur një rekord prej 160 rrotullimeve.

E tërë ngjarja ka ndodhur në qiellin e kaltër, përkatësisht mbi piramidën e Gizës, ku parashutisti zbriti pranë saj dhe kreu me sukses misionin e tij.

Related posts

Testi që ju tregon çfarë objektivash ju udhëheqin në jetë

D V

Kur takoheni me personalitete të famshme dhe merrni kujtime të paharrueshme

D V

Djaloshi i lindur gjatë pandemisë për herë të parë takon një qen – reagimi i tij bëhet viral

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More