Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive, komisioni disiplinor dënoi futbollistin e Ulpianës, Silvester Shkallën, me ndalesë për dy ndeshje, shkruan Gazeta Olle.
Deri te ky vendim erdhi pasi Shkalla shkakti ndërhyrje të ashpër ndaj futbollistit të Malishevës, duke u ndëshkuar me karton të kuq.
Vendimi i plotë nga Komisioni disiplinor:
Lojtari i KF Ulpiana, Silvester Shkalla: Në minutën e 62, në ndeshjen Ulpiana – Malisheva shkakton ndërhyrje të rrezikshme ndaj lojtarit kundërshtar, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore ; DËNOHET me ndalesë për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuar nga FFK.
Për këtë vendim, skuadra e Ulpianës ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë, në afat prej tri ditëve.
/Gazeta Olle/