Mbrojtësi i bardhekaltërve, Balde do të bashkohet me kombëtaren më 29 gusht, gjersa Liberia përballet me kombëtaren e Nigerisë më 4 shtator në stadiumin “M.K.O Abiola National Stadium” në Abuja të Nigerisë.
Në kuadër të kualifikimeve, Liberia do ta zhvillojë ndeshje edhe ndaj Afrikës Qëndrore më 08 shtator në kryeqytetin e Liberisë, Monrovia.
Kombëtarja e lojtarit Balde garon në grupin C, aty ku bëjnë pjesë Nigeria, Afrika Qëndrore dhe Cape Verde.
“FC DRITA i dëshiron suksese futbollistit, Prince Balde dhe kombëtares së Liberisë”, thuhet në njoftimin e klubit.
/Gazeta Olle/