Agjencia Zhurnal.mk.

Fushatë ndërgjegjsimi për vaksinimin, Manastirliu publikon videomesazhin e Lorik Canës: E kam bërë vaksinën për të mbrojtur fëmijët edhe prindërit e mi, është mjeti i duhur

26 Tetor- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në kuadër të fushatës për rritjen e ndërgjegjsimit të qytetarëve, për vaksinimit ndaj COVID19, ka publikuar videomesazhin e ish- futbollistit të njohur Lorik Cana.

 

Duke e konsideruar si mbrojtjen më të mirë të shëndetit, Lorik Cana shprehet se nuk ka pasur asnjëherë dyshime mbi efektivitetin e vaksinave.

“Mjeti më i mirë për ta përballur, për ta luftuar dhe për ta tejkaluar këtë pandemi do të ishte vaksina dhe ishte vetëm një çështje kohe e cila, të gjithë besoj i kishim sytë të kthyer tek ajo. Dua të jem 100%, le të themi i sinqertë, dhe dua të them që nuk kam pasur asnjëherë dyshime rreth efekteve të vaksinës apo rezultateve të vaksinës pavarësisht a mbulon plotësisht apo mbulon akoma pjesërisht si vaksinë e parë që ka dalë”, tha Cana.

Ish-futbollisti ju ka bërë nje apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë ndaj COVID-19, për të mbrojtur shëndetin e familjarëve të tyre.

“Kam qenë gjithmonë i sigurt që vaksina është një mjet i cili të ndihmon ty për tu mbrojtur, por si prind kryesisht e kam bërë për të mbrojtur fëmijët e mi dhe gjithsesi për të mbrojtur edhe prindërit e mi.  Vaksinat tani janë një pjesë e përgjithshme e shoqërisë tonë, kemi lloj lloj vaksinash, fmijët tanë marrin lloj lloj vaksinash, është faktori pse jetojmë më mirë, jetojmë më gjatë, jetojmë më të shëndetshëm dhe më të fortë. Kam qenë mënjëherë i sigurtë që ajo është mënyra më e mirë për të mbrojtur njëherë të afërmit e mi e pastaj të gjithë shoqërinë tonë”, nënvizoi Cana në mesazhin e tij.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi për të rritur me tej sensibilizimin për rëndësinë e vaksinimit ndaj COVID-19.

Fushatë ndërgjegjësimi për vaksinimin

"Kam qenë menjëherë i sigurt se vaksina është mënyra më e mirë për t'u mbrojtur. E kam bërë vaksinën edhe për të mbrojtur fëmijët e mi, prindërit e mi dhe të gjithë shoqërinë tonë"- Rrëfimi i futbollistit të njohur Lorik Cana.#VAKSINOHU🙏🏼#JetaJoteVLEN♥️

Posted by Ogerta Manastirliu on Monday, October 25, 2021

Related posts

Ambasadorja Yuri Kim zbulon dhuratën e veçantë që mori nga vajza afgane në Tiranë: U emocionova shumë!

D V

VIDEO/ Rama uron 29 nëntorin me Rrugën e Arbrit: Gëzuar!

D V

Moti i keq, ministrja Krifca: Situata në qarqe pritet të normalizohet

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More