Agjencia Zhurnal.mk.

Fury pozitiv me COVID, shtyhet përballja e tretë me Wilderin

Kampioni i botës në peshën e rëndë, Tyson Fury ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe përballja e tij e tretë me boksierin amerikan, Deontay Wilderin do të shtyhet me gjasë deri në vjeshtë. Kështu, ka njoftuar një burim në kushte anonimiteti. Fury dhe Wilder kishin planifikuar të përballeshin më 24 korrik në Las Vegas për të përfunduar serinë e dueleve mes veti.

Ky do të ishte meçi i tretë, i cili për shkak të situatës së Furyt që është infektuar me koronavirus, do të shtyhet deri në muajin tetor të këtij viti. Krahas tij, edhe disa anëtarë të kampit të Furyt, i cili tashmë është në SHBA për t’i përfunduar përgatitjet, kanë rezultuar pozitiv në testin e fundit për koronavirus.

Related posts

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg – Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

D V

I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

D V

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy