Të shtunën na presin dy takime hapëse të javës së tetë në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta Olle.
Ballkani e pret Drenicën në Suharekë, ku do të vendoset për liderin e tabelës.
Duel tjetër interesant pritet të jetë ai mes Malishevës dhe Gjilanit.
Ditën e diele na pret dueli më i zjarrtë i kësaj xhiro aty ku do përballen rivalët Drita dhe Prishtina në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.
Orari i plotë i xhiros së tetë:
E shtune, 02.10.2021
Ballkani – Drenica
Malisheva – Gjilani
E diele, 03.10.2021
Drita – Prishtina
Llapi – Dukagjini
Feronikeli – Ulpiana
Të gjitha ndeshjet startojnë në orën 15:00.
/Gazeta Olle/