Agjencia Zhurnal.mk.

FSK vazhdon aktivitetet në Deçan, Mehaj: Ky është misioni ynë, kjo është detyra jonë

Që nga e shtuna kur edhe janë shfaqur rastet e para të helmimit, mbi 1 mijë e 500 banorë të Deçanit kanë kërkuar trajtim shëndetësorë.

 

Situata u bë edhe më e rëndë gjatë dy ditëve të kaluara, kur numri veçse shkonte në rritje e sipër.

E për t’u dalë në ndihmë këtyre qytetarëve janë aktivizuar thuajse të gjitha institucionet, në mesin e tyre edhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se sot gjatë ditës kanë vazhduar aktivitetet e njësive specialistike të FSK-së në operacionet për menaxhimin dhe tejkalimin e situatës emergjente në komunën e Deçanit.

“Operacionet u zhvilluan dhe po vazhdojnë të zhvillohen me 6 komponente operative, të shtuar nga paraditja edhe me dhurimin e materialeve mjekësore për personelin e QKMF-në e Deçanit”, tha Mehaj.
Ministri poashtu theksoi se operacionet do të vazhdojnë pandërprerje deri në tejkalimin e situatës emergjente dhe rikthimin në gjendjen normale.

“Ky është misioni ynë!Kjo është detyra jonë!”, shtoi ai.

Duhet përkujtuar që kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj deklaroi sot se situata veçse është qetësuar dhe se numri i banorëve të cilët kërkojnë trajtim shëndetësorë është në rënie.

Poashtu i njëjti theksoi se tashmë në QKMF-të e komunës kanë arritur ilaçet e nevojshme për të cilat banorët nuk kanë më nevojë të bëjnë shpenzime.

Duhet përkujtuar që gjendja e shumë prej pacientëve të helmuar në këtë rast ishte mjaftë e rëndë.

Deri më tani dyshimi i vetëm është i helmimit nga uji i pijshëm, por që nga analizat e deritanishme një gjë e tillë nuk është konfirmuar ende./Lajmi.net/

Related posts

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë: Është koha e fundit për marrëveshjen Kosovë-Serbi

D V

Pas ndërrimit të gjyqtarit, në dhjetor pritet të nis gjykimi ndaj ish-deputetit Frashër Krasniqi dhe të tjerëve

D V

Bekim Haxhiu: Ministrinë e Shëndetësisë po manipulon me shifrat e të vaksinuarve

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More