Fronti Europian mblidhet nesër në Shkup

nga Redaksia

Shkup, 10 maj – Liderët e Frontit Europian do të mblidhen nesër në Shkup, ka bërë të ditur Arbër Ademi nga BDI-ja pas mbledhjes së integristëve në Reçicë të Vogël – Tetovë.

“Dhe çështja e fundit që u diskutua është takimi i i nesërm. Fronti Europian ka nesër takim pune në Shkup në ora 13:00”, tha Ademi.

Arbër Ademi në paraqitje para mediave pas mbledhjes së BDI-së në Reçicë të Vogël, ka kumtuar tre pikat që janë konstatuar sot, transmeton TV21. Si pikë e parë është se në këtë mbledhje është konstatuar se legjitimitetin për të formuar Qeverinë e ka marrë Fronti Europian nga sovrani.

“U konstatua se legjitimiteti i takon Frontit Europian dhe partive që e përbëjnë Frontin Europian në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit… Ky legjitimitet i marrë nga ana e sovranit nuk mund të devijojë as me inzhiniring e as me marrëveshje politike për të devijuar vullnetin e qytetarëve në institucionet përkatëse të cilat janë përgjegjëse për mbarëvajtjen e procesit”, tha Ademi.

Si pikë e dytë është konstatimi se zgjedhjet kanë fer dhe demokratike dhe se nesër do të mblidhen të gjitha partitë e Frontit në Shkup, në ora 13:00

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

Regjistrohu

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

@2009-2024 – All Right Reserved. Designed and Developed by Anet.com.mk

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More