Agjencia Zhurnal.mk.

Frida Krifca në hall, KE i kërkon paratë mbrapsht Maqedonisë së Veriut, në Bullgari arrestohet kryebashkiaku

Shkup/Tiranë, 11 gusht – Zyra Europiane Anti-Mashtrim (OLAF), e cila ka për detyrë auditimin e fondeve për vendet anëtare të Bashkimit Evropian, por dhe vendeve të tjera përfituese të këtyre fondeve, ka hapur 36 hetime për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Si rezultat i hetimeve, në korrik delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë pezullimin e fondeve për Ministrinë e Bujqësisë, për zbatimin e programit IPARD2. Shkak ishte korrupsionit dhe mos respektimit të procedurave ligjore nga AZHBR në shpërndarjen e tyre.

Hetimi i OLAF-it vazhdon dhe kur ky i fundit të dorëzojë raportin përfundimtar, Komisioni Evropian do të informojë autoritetet shqiptare dhe, bazuar në gjetjet e raportit, do të marrë çdo masë të mëtejshme të nevojshme për të mbrojtur interesat financiare të Bashkimit Evropian.

Ndërsa hetimet vazhdojmë dhe në Shqipëri nuk duhet se çfarë do të ndodhë më tej, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifça, e cila e cilësoi si procedurë normale pezullimin e fondeve, nuk duhet të jetë dhe aq e qetë sa shfaqet publikisht.

Kjo sepse në Maqedoninë e Veriut, vendi i cili mban numrin më të madh të hetimeve të nisura për Ballkanin Perëndimor, zyra Europiane Anti-Korrupsion ka kërkuar mjetet mbrapsht.

Një projekt i vitit 2015, me vlerë 660.000 euro, për softuer në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë të Ujërave (MBPEU), është rasti për të cilin Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) konstatoi parregullsi dhe rekomandoi që Maqedonia e Veriut  t’i kthejë paratë.

Related posts

Vendimi për shpronësim të 45 parcelave përgjatë Korridorit 8/ Grubi: Procesi do të vazhdojë me përpikmëri

Xh M

Drejtori Halili priti në takim përfaqësues të ETF dhe InovCluster nga Portugalia

Xh M

Shifra shqetësuese për duhanpirjen te minorenët

Xh M