Agjencia Zhurnal.mk.

Franca udhëhiqet nga korniza kohore e Sofjes për tejkalimin e bllokadës

Shkup, 10 janar – Një burim i lartë diplomatik për MIA-n sot sqaroi se presidenca franceze dëshiron ta tejkalojë kontestin midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe se duhet ta respektojë kornizën kohore të dhënë nga ana e Sofjes, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

 

Në pyetjen nëse Franca dëshiron dhe planifikon t’i mbajë konferencat e para ndërqeveritare për bisedimet aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, diplomati sqaroi se Parisi deri më tani ka qenë shumë aktiv në zhbllokimin e situatës midis Shkupit dhe Sofjes.

“Tani me qeverinë e re bullgare duket se ka një rrugë që mund të përcaktohet. Vetë qeveria tha se do të duhen disa muaj, duhet të regjistrohemi në këtë kuadër, por në të njëjtën kohë qeveria ka hapur një perspektivë dhe mund të lërë shpresë se rezultatet janë të mundshme para përfundimit të këtij semestri. Kjo është ajo që ne do të përpiqemi të inkurajojmë në rolin e presidencës dhe ky do të ishte një lajm i mirë nëse dosja e Maqedonisë së Veriut, pra edhe e Shqipërisë, zhbllokohet dhe ne mund të aplikojmë metodologjinë e re”, deklaroi ky diplomat i lartë nga presidenca franceze.

Diplomati u përqendrua edhe në situatën më të gjerë të Ballkanit Perëndimor. Njëherit presidenca franceze planifikon në qershor ta organizojë Konferencën për Ballkanin Perëndimor, si një nga rajonet parimore për Parisin dhe për BE-në.

Deri më tani nuk ka detaje për formatin dhe përmbajtjen e kësaj Konference, por bashkëbiseduesi ynë sqaroi se në çdo rast nuk do të jetë Samiti BE-Ballkani Perëndimor, siç e kanë organizuar më parë presidenca sllovene, kroate dhe bullgare. Një samit i tillë ka të ngjarë të zhvillohet në gjysmën e dytë të vitit 2022.

“Nuk do të jetë konferencë për zgjerim, as samit i rregullt BE-Ballkani Perëndimor, do të jetë një konferencë politike, është herët për të thënë, por ajo që shohim në rajon janë në të njëjtën kohë tensione politike si në Bosnje dhe Hercegovinë. tani dhe proceset të cilat nuk po përparojnë siç është rasti me dialogun Prishtinë-Beograd”, thotë diplomati.

Ai theksoi gjithashtu se qëllimi i presidencës franceze me këtë konferencë është që të mendohen mënyra për të mbështetur proceset në rajon dhe për të përballuar frustrimet dhe rreziqet.

“Nëse BE-ja nuk e bën këtë jo vetëm që ndërmerr rrezik për sigurinë dhe stabilitetin e vet, por lë terren të lirë për aktorë të tjerë të cilët nuk kujdesen për sigurinë evropiane, ka obligim evropian që të involvohet”, deklaroi ky burim i lartë diplomatik

Related posts

Seancë përgatitore e KRRE-së për çmimin e ri të rrymës

Z H

Binjakëzohen Stari Gradi dhe Çairi, Çarshia e Vjetër dhe Bash Çarshia më pranë njëra tjetrës

Z H

Hiqet ndalesa për kamionë përmes Gjavatës dhe Mavrovë-Dibër

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More