Agjencia Zhurnal.mk.

Franca “ngriu” asete inekzistente të shefit të Hamasit në Gaza, Yahya Sinwar

Qeveria franceze njoftoi se shefi i Hamasit në Gaza, Yahya Sinwar, nuk ka asete në Francë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të përbashkët me shkrim nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Ekonomisë, thuhet se Franca është e vendosur të parandalojë veprimet e Hamasit duke vepruar së bashku me partnerët e saj.

Në deklaratë thuhet se administrata e Parisit po punon për të tharë burimet financiare të Hamasit në këtë kontekst dhe u kujtua se më 30 nëntor u vendos të ngriheshin për 6 muaj fondet dhe burimet ekonomike që dyshohej se Sinwar i zotëronte apo i kontrollonte në këtë vend.

Në deklaratë thuhet se me këtë vendim Sinwarit i ndalohej sigurimi i burimeve ekonomike përmes ndonjë personi apo subjekti juridik dhe thuhej se lideri në fjalë i Hamasit nuk kishte asnjë pasuri në Francë.

Po ashtu thuhet se ky vendim i marrë ndaj Sinwarit përbën parakusht që të mund të merret vendim për ngrirjen e aseteve në kuadër të luftës kundër terrorizmit në nivel evropian.

Për më tepër, deklarata thekson se Franca po punon për të forcuar sanksionet në nivel evropian kundër anëtarëve të Hamasit.

Ndryshe, me një vendim të marrë më 30 nëntor dhe të publikuar dje në Fletoren Zyrtare, thuhej se fondet dhe burimet ekonomike që Sinwar dyshohej se i zotëronte apo kontrollonte në Francë ishin ngrirë për gjashtë muaj.

Qeveria franceze kishte vendosur më parë të ngrinte asetet e Mohammed Deifit, liderit të krahut ushtarak të Hamasit, Brigadave Izz al-Din al-Qassam.

Related posts

Kapen 5.7 tonë kokainë! Droga nga Amerika Latine po transportohej drejt portit të Hamburgut

Xh M

Përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Brazil, 8 të vdekur

Xh M

Viktimat e Gazës padisin qeverinë gjermane për “mbështetje të gjenocidit kundër palestinezëve” ​

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy