Agjencia Zhurnal.mk.

Franca ndalët sërish, kësaj radhe nga Ukraina- fitojnë Kroacia dhe Holanda

Kanë vazhduar ndeshjet për kualifikimet për në Kampionatin Botëror Katar 2022, ku në fushë zbritën kombëtare si Franca, Kroacia, Turqia, Holanda dhe Danimarka.

 

Kampionët në fuqi të botës, Franca, ka barazuar sërish, kësaj radhe i mysafir i Ukrainës me rezultat 1-1.

Ukrainasit e mbyllën pjesën e parë në epërsi me golin e Mykola Shaparenko, por me të filluar pjesa e dytë, francezët barazuan me Anthony Martial.

Franca mbetet lider në grupin D me 9 pikë, të ndjekur nga Finlanda dhe Ukraina me nga 5 pikë.

Danimarka ka vazhduar me fitore, duke marrë triumfin e pestë në po kaq ndeshje, kësaj radhe ndaj Ishujve Faroe me rezultat 1-0. Golin e vetëm danezët e shënuan në minutën e 85-të me Jonas Older Wind.

Në këtë grup ka zhgënjyer Austria që pësoi nga Izraeli me rezultat 4-2.

Holanda dhe Turqia kanë marr fitore bindëse ndaj Malit të Zi (4-0) dhe Gjibraltarit (3-0).

Memphis Depay shkëlqeu me dy gola në këtë fitore të ‘tulipanëve’.

Kroacia ka marr një fitore shumë të rëndësishme ndaj Sllovakisë, në minutat e fundit me golin e vetëm të shënuar nga Marcel Brozovic.

Related posts

Bayerni afër finalizimit të transferimit të Gravenberch

D V

PSG mund të duket edhe më i frikshëm në sezonin e ri – piketon katër top lojtarë

D V

Publikohet lista me 11 sportistë që përfaqësojnë vendin tonë në Lojërat Olimpike Tokyo 2020

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More