Agjencia Zhurnal.mk.

Franca dhe Belgjika heqin një mori kufizimesh kundër koronavirusit

Në Francë, baret, restorantet, palestrat dhe pishinat janë duke mirëpritur njerëzit në ambiente të mbyllura, për herë të parë në shtatë muaj.

Belgjika po ashtu ka hequr kufizimet për ambientet e mbyllura në kafe dhe restorante.

Megjithatë, të dyja vendet kanë kufizuar numrin e personave që mund të vizitojnë këto ambiente.

Në Francë, baret dhe restorantet mund të operojnë me 50 për qind të kapacitetit brenda.

Palestrat dhe pishinat po ashtu do të mund ta shfrytëzojnë vetëm gjysmën e kapacitetit.

Hapësirat e jashtme, ndërkaq, do të mund të shfrytëzohen plotësisht.

Një pronar lokali në Paris ka thënë për agjencinë e lajmeve AFP, se “është e çuditshme të dëgjosh një klient që thotë ‘një kafe brenda të lutem’”.

Ora policore gjatë natës do të shtyhet për dy orë, që i bie se njerëzit në Francë do të mund të lëvizin deri në orën 23:00.

Në Belgjikë, nëpër tavolina të restoranteve do të mund të ulen katër persona bashkë.

Në organizimet e brendshme mund të marrin pjesë 200 persona.

Belgët po ashtu, tani mund të vizitojnë njëri-tjetrin nëpër shtëpi, deri në katër persona.

Related posts

ShBA-ja nuk do të jap viza për sulmuesit e Bregut Perëndimor, thotë Blinken

Xh M

22 të vdekur nga shpërthimi i vullkanit në Indonezi

Xh M

Samiti i Gjirit Arab bën thirrje për ndjekjen e përpjekjeve ndërmjetësuese për armëpushim në Gaza

Xh M