Agjencia Zhurnal.mk.

Foto/ Këshilltari i Metës shfaqet në takimin e Berishës në Gjirokastër

Edhe pse Presidenti duhet të jetë mbi palët dhe këshilltarët e tij të pavarur, kjo nuk e ka penguar Ilir Metën që të dërgojë këshilltarët e tij në mbështetje të fushatës së Sali Berishës kundër Lulzim Bashës.

 

Ylli Asllani, Këshilltari për Pushtetin Lokal i Presidentit Meta ka marrë pjesë hapur në një takim që Sali Berisha ka zhvilluar në Gjirokastër në kuadër të turit të tij për të anuluar vendimin e Bashës që e përjashton nga grupi parlamentar.

Video-përgjimi i Dritan Priftit ku Meta shihej me bllok në dorë duke kërkuar ryshfet prej 700 mijë eurosh ishte një provë e fortë që mund ta dërgonte në qeli Ilir Metën, ish numrin dy të qeverisë së Berishës në atë kohë.

Por Meta falë mbështetjes së Berishës, i cili një natë para vendimit të Gjykatës së Lartë ishte në shtëpinë e tij për darkë, dhe blerjes së drejtësisë prej tij, ia doli që të shpallej i pafajshëm.

Me sa duket, Meta po i kthen borxhin e vjetër mikut të tij që nuk e çoi në qeli.

Related posts

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete dhe 5 raste të reja në Tiranë në 24 orët e fundit

D V

Shqipëri, dy të vdekur dhe mbi një mijë infektime të reja me coronavirus

D V

Çifti gjerman Wagner rrëfen pushimet me pamjet përrallore në veriun e Shqipërisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More