Agjencia Zhurnal.mk.

Foto brenda shtëpisë ku u ngujua për 6 vite familja Laçi

Kjo është shtëpia ku u ngujuan për 6 vite fëmijët dhe gruaja e 52-vjeçarit Gjergji Laçi, nga vetë kryefamiljari.

 

Familja nga Dibra mbijetoi në këtë banesë të kthyer në ngrehinë ku mungojnë kushtet bazike. Pa energji elektrike, ata jetonin me ushqime të falura që gatuheshin në zjarr.

Dy djemtë megjithëse dëshironin të arsimoheshin më tej, nuk u lejuan nga i ati që të ndiqnin gjimnazin.

52 vjeçari u arrestua dje për dhunë në familje. Sipas autoriteteve ai i mbylli në banesë bashkëshorten dhe dy djemtë e mitur për shkak të bindjeve radikale.

52-vjeçari përdori motive të ndryshme për të mos lejuar as gruan dhe as djemtë që të kapërcenin gardhin. “Do sëmureni nga Covidi”, “do t’ju vrasin” këto ishin disa nga pretendimet e tij për t’i mbullur familjarët në shtëpi.

Familjarët e tjerë të Nazif Laçit i kanë dalë në brojtje. Babai i tij Gjergj Laçi, ka deklaruar se i biri është me probleme të shëndetit mendor. Sipas babait, 52 vjeçari nuk e ka dhunuar asnjëherë bashkëshorten.

Related posts

Tetori më pak reshje, javën e ardhshme moti do të jetë i kthjellët

Xh M

Ahmetaj: Jemi i vetmi vend që kemi subvencionuar çmimin e energjisë

D V

Bien materialet e objektit në ndërtim, vdes tragjikisht punëtori në Tiranë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More