Agjencia Zhurnal.mk.

Forumi i Prespës për Dialog, Olta Xhaçka: Gjatë mandatit, prioritet i parë janë të drejtat e grave

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në Konferencën e parë Ndërkombëtare organizuar në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog, që u mbajt në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë panelit “Gratë, Paqja dhe Siguria – një këndvështrim nga Ballkani Perëndimor”, Ministrja Xhaçka bëri një rezyme të situatës lidhur me të drejtat e grave dhe përfshirjen e tyre në jetën publike, ndërsa sugjeroi hapa të rëndësishëm për sigurimin e objektivave të kësaj axhende.

“Si një anëtare e zgjedhur e Këshillit të Sigurimit, Shqipëria synon të kontribuojë në ruajtjen dhe forcimin e rendit shumëpalësh të bazuar në adresimin e sfidave globale dhe promovimin e paqes dhe sigurisë. Një nga përparësitë tona gjatë mandatit dy vjeçar, janë të drejtat e grave e vajzave, pasi jemi të bindur se ndërtimi dhe ruajtja e paqes është e mundur vetëm kur gratë janë të përfshira. Ne besojmë fuqimisht se të drejtat e grave dhe zërat e tyre janë thelbësore për të drejtat e njeriut, demokracinë, sigurinë dhe prosperitetin”, u shpreh ministrja në fjalën e saj.

Ministrja Xhaçka po merr pjesë në forumin dyditor të Prespës, organizuar nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë. /tvklan.al

Related posts

Arrestimi i tre ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, Vangjeli: Këta kanë bërë një gafë të madhe, kanë menduar se

Xh M

Ish-kryebashkiaku i Sarandës, Stefan Çipa paraqitet në SPAK

Xh M

15 vjet në NATO – Meritë e Berishës, apo e konjukturave dhe lobimit të SHBA?

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy