Agjencia Zhurnal.mk.

Forumi i Prespës –deju vu e kryeministrit shqiptar kontrovers Edi Rama

NGA RUZHDI PEÇANI

 

Kryeministri Rama në 2014 kishte vizitën në Beograd, nuk do kishte karakterin historik, si qe shpresuar para incidenteve në ndeshjen e futbollit në Beograd, Serbi-Shqipëri, më 14 tetor. Këtë e kishte dëshmuar  edhe atmosfera “relativisht e ftohtë” në Serbi dhe fakti që kësaj vizite as mediat në Beograd nuk i kishin kushtuar rëndësinë e një ngjarje historike. Vizita e Edi Ramës në Serbi  2014 që ishte karakterizuar me një atmosferë “relativisht të ftohtë” në Serbi. Mediat në Prishtinë dhe Tiranë e vlerësuan si një vizitë dinjitoze e qëndrimit të kryeministrit Rama. Përherë  të parë një politikan shqiptar nuk qëndroj në pozitë inferioriteti  karshi presidentit të Serbisë.

Edi Rama në Beograd: Pavarësia e Kosovës – një realitet  i pakthyeshëm
Rama presidentit Vuçiç: Kosova e pavarur është një realitet i pamohueshëm rajonal dhe evropian. Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë. “Kosova e pavarur është një realitet i pamohueshëm rajonal dhe evropian, ajo duhet respektuar. Njohja e Kosovës nga vendet evropiane që ende nuk e njohin atë është e rëndësishme. Pavarësia e Kosovës e ka bërë Ballkanin më të sigurt…”

Rama reagoi edhe për hartën që nxori  Vuçiç :“U vonua pak por më mirë kështu se ndodhi pas asaj hartës së leshit që nxori dje ai shoku në Beograd duke lozur me kulla ne Facebobok, ne jemi një e ardhmja dihet se cila është, sigurisht kemi qasje të ndryshme se si shkohet tek e ardhmja por në të tashme ne jemi një”, Rama. Po, çfarë ndodhi dhe po ndodhë me Kryeministrin e Shqipërisë?!

Edi Rama – ky politikan kontrovers

Çështja e korrigjimit të kufirit “kishte përplasur” dy kryeministrat shqiptarë, atë të Kosovës  Ramush Haradinaj dhe Edi Ramën.

Pas mbledhjes së pestë të dy qeverive në Pejë, kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të territoreve me Serbinë, duke thënë se “kushdo që e quan tradhtar Hashim Thaçin është tradhtar”

Rama: Kush ngre dorë ndaj Hashim Thaçit duke e quajtur tradhtar është një gomar

“Sa i përket çështjes së korrigjimit, unë kam një gjë për të thënë. Hashim Thaçi është presidenti i Kosovës dhe komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kush ngre dorë ndaj Hashim Thaçit duke e quajtur tradhtar është një gomar. Këtë di të them unë. … Dhe këtu nuk është çështja çfarë mendoj unë apo çfarë mendon ai. Çështja është që ne të gjejmë rrugën e duhur strategjike që shqiptarët të jenë bashkë. Jo bashkë në fjalime, por që shqiptarët të bashkohen, që shqiponja dy krenare të jetë një, dhe Shqipëria dhe Kosova të jenë një në çdo drejtim dhe çdo aspekt”- Edi Rama.

E përballë këtyre deklaratave nuk kishte qëndruar i heshtur Haradinaj. Ai ka përsëritur se nuk do të ketë ndarje të Kosovës në asnjë mënyrë, duke përjashtuar edhe mundësinë për korrigjim të kufirit, pavarësisht se e kujt mund të jetë ideja.

 Gabon rëndë kush mendon për ndarje të Kosovës

“Kush mendon se merr tokë prej Kosovës e ka gabim. A ke i Kosovës, a ke i Shqipërisë, a i kujtdo qoftë. Asnjë metër e Kosovës nuk merret ma. A ke Ramushi, a ke Edi a Hashim Thaçi apo kushdo tjetër gabon rëndë. Kjo është tokë e shqiptarëve, e larë me gjak. 17 shkurti nuk preket ma. Duhet ta din gjithkush këtë…. Nëse kufijtë nuk i pëlqejnë dikujt në Ballkan, më së shumti kanë të drejtë shqiptarët mos me ju pëlqye, po flasim për krejt kufijtë e shqiptarëve. Nuk mund të flasim vetëm për një pjesë që duhet me ju heq Kosovës, e kamufluar në emër të korrigjimit. Kjo nuk ka me ndodhë sa të ka shqiptar në Kosovë”- R. Haradinaj.

Janar, 2020 kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ushtruar padi ndaj kryeministrit në largim të Kosovës, Ramush Haradinaj, me pretendimet se ka shpifur ndaj tij, duke kërkuar edhe kompensim të dëmit të shkaktuar. Në padinë e kryeministrit Rama e cila kishte mbi 30 faqe.

Doli kundër Mini -Shengen, Rama dhe disa prej ministrave bojkotojnë fjalimin e Vjosa Osmanit në Tiranë
Edi Ramës pas kërkesave publike të Vjosa Osmanit, i cili sot i bojkotoi fjalimin në Kuvend, ndërsa pas takimit nuk mbajti konferencë për shtyp me të,17 Dhjetor 2020, Kjo është edhe skandal edhe ofendim! Në seancën e Kuvendit nuk i shkoi. Konferencë për shtyp me të nuk mbajti pas takimit të sotëm në kryeministri. Nuk lëshoi as deklaratë për shtyp.

Kush ia kishte lidhur gjuhën Edi Ramës pas kërkesave publike të Vjosa Osmanit për një rezolutë që dënon gjenocidin serb në Kosovë, për heqjen e traut në rrugën e kombit dhe për kritikën e saj ndaj “mini-shengenit”? Mos duhet pyetur Vuçiçi, ky kriminel lufte gjenocidiale, për përgjigjet e munguara të mikut të tij, Edi Ramës!?”

Glauk Konjufca vizitë zyrtare në Tiranë – takim me Edi Ramën nuk ndodhi?!

Qershor 2021,Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama injoron vizitën e Kryeparlamentarit të Kosovës Glauk Konjufcës në Shqipëri. Ky ishte takuar me Kryeparlamentarin Gramos Ruçi, Presidentin Ilir Meta dhe Kryetarin e PD Lulzim Basha. Rama nga averzioni që ka, ky antipod injoroi takimin.

Raportet mes Kryeministri të Kosovës, Albin Kurti, dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama janë në pikën më të ulët.

Mes tyre vazhdimisht ka patur replika në distance. Kryeministri  Kurti ka patur mospërputhje idesh edhe sa i përket “Mini-Shengenit” me Edi Ramën, ide të cilën ai e ka proklamuar fort.Me ardhjen në pushtet të Kurtit, u thellua edhe më tej ndarja mes tyre, pasi i njëjti nuk pranoi vaksinat donacion të dhuruara nga Shqipëria për mësuesit kosovarë, me faktin se ishin të pacertifikuara.

Një temë tjetër për të cilin Edi Rama është akuzuar, është edhe përfshirja e tij direkte në ndryshimin e kufijve të Kosovës. Por çfarë roli pritet të luaj tashmë Edi Rama në procesin e dialogut Kosovë-Serbi pas marrëdhënieve të tensionuara mes tij dhe Kryeministrit Kurti? Pa dyshim se jo, nuk mund të involvohet, koha kur ky involvohej ka perënduar më. Sigurisht se para ardhjes në pushtet të VV-së, me ftesë të presidentit Thaçi, zoti Rama ka qenë si një urë lidhëse mes Kosovës dhe Serbisë.

Rezyme e gjithë kësaj do ishte: Raportet apo marrëdhëniet politike , bilaterale  po dhe ato ekonomike, në veçanti nga 2020,mes dy shteteve shqiptare janë në pikën më të ulët  të mundshme. Kryeministri Edi Rama pra injoron tërë lidërshipin e Republikës së Kosovës. Nga kjo mund të themi se mes Shqipërisë dhe Kosovës ekzistojnë vetëm marrëdhëniet diplomatike. Qeveria e Edi Ramës kultivon me Kosovën, të themi shqiptarët e Kosovës vetëm “marrëdhënie vëllazërore sezonale”- vetëm në sezonin veror turistik në det. Për Presidenten, Kryeministrin dhe Kryeparlamentarin e Republikës së Kosovës, në mendjen e Kryeministrit  Edi Rama, këta janë “persona non grata”,po në mendje i qëndron dhe ajo se dhe vetë ky në Kosovë është i padëshiruar.about:blank

Forumi i Prespës – deja vu e Edi Ramës

Para pak ditësh ndodhi  takimi në kuadër të Procesit të Berlinit, u mbajt në Ohër Forumi i Prespës. Çfarë po ndodhë me rrugëtimin  Euro-Atlantik të  Ballkanit Perëndimor?!

Në Ohër, Forumi i Prespës nuk solli asgjë për tu habitur, pos një, deja vu ,e Shqipërisë dhe Serbisë, Rama dhe Vuçiç  na treguan se janë në simetri dhe udhëheqin me të njëjtin akord. Ne nuk duhet të shqetësohemi me atë që Serbia deklaron, synimet dhe qëllimet i dime, por për ne shqiptarët shqetësim përbën platforma dhe qasja desktruktive  e Kryeministrit të Shqipërisë. Edi Rama.

e përdori Forumin e Prespës që të imponoj sërish Platformën simetrike Shqipëri-Serbi si projekt serb të një Jugosllavie të re,të quajtur “minishengen”. Projekti serb i Jugosllavisë që  është një projekt tërësisht politik anti integrimit në Evropë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe kryekput  kundër interesave shqiptare.

“Minishengeni” është një modelit i ish Jugosllavisë, mu si Marrëveshja Shqipëri –Jugosllavi e vitit 1946,kjo që përmbante se në Shqipëri në shkolla do futej edhe mësimi i gjuhës serbe si lëndë fakultative,  kjo që fatmirësisht u shkëput në vitin 1948. Shqipëria,me kryeministrin snob që me lojën e Vuçiç,i  është bashkuar narratives serbomadhe me platformën sureale “Minishengen”! Dhe ky Kryeministër sharlatan, në këtë takim, që të tregoj sjellje kurtuazie mikes së tij Brnabiç do i epte një puthje. Në raport me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti ishte “njeri akull”!

 Edi Rama  këtë “Minishengen” si projekt  projekt politik i A. Vuçiç, me nonshalancë e bënë para Albin Kurtit, të kujtojmë kur Edi Rama u drejtohej liderve kosovar: ”se po nuk pranoni Minishengenin do mbeteni të izoluar”. Projekt ky i cili synon trajtimin “de facto” të Kosovës prej Serbisë dhe vendeve të tjera të rajonit si një Krahinë Autonome, platformë që i konvenon edhe atyre vendeve të BE që refuzojnë të njohin realitetin e ri, pavarësinë e Kosovës .

Ky projekt serb mund të lexohet dhe kështu: “nuk është se ka ndonjë farë rëndësie që Kosova të njihet apo trajtohet si shtet, se ja bashkëpunimi midis popujve e vendeve atje është normal, ata funksionojnë bashkërisht si  treg, si shoqëri  e hapësirë integrale brenda vetes, ndaj status quo është në rregull” !!!!

Edi Rama në këmbënguljen e tij për këtë projekt  duket të qëndroj shume komod, brenda vendit nuk ka kundërshti politike, mu nga askush ?! Edi Rama me platformën serbe të Jugosllavisë së Re, ka injoruar totalisht interesin dhe dinjitetin e Kosovës, jo se këtë e bënë vetëm tani – deja vu e Edi Ramës është kjo.

Dikur, para Qeverisë Rama,pra vitit 2013 kur edhe erdhi në pushtet ky, Shqipëria nuk kishte marrë pjesë në asnjë tryezë apo iniciativë rajonale, po Kosova nuk ishte aty. Në nisma  ku përjashtohej Kosova, dështonin pikërisht se ishte presioni dhe mospjesëmarrja e Shqipërisë. Më 28 dhe 29 korrik do jetë Samiti në Shkup,Vuçiç paralajmëron ndryshimin e emërtimit “mini-shengen”, mbetet të shohim me çfarë do na befasojnë Rama, Vuçiç dhe Zaev?!

Po cili  është vërtet Edi Rama?

Serbia nuk ndaloi asnjëherë luftën diplomatike dhe luftën special duke lobuar dhe shantazhuar vendet e treta për mosnjohjen e Kosovës, po dhe çnjohjet që edhe ndodhën. Edi Rama mbetet i heshtur, i nemitur pa asnjë iniciativë apo veprim, dhe nuk ka marrë asnjë iniciative për një Rezolutë në Parlamentin shqiptar për të dënuar gjenocidin e Srebrenicës në këtë përvjetor të atij gjenocidi, siç bëri Parlamenti i Malit të Zi dhe ai i Kosovës.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pa ekuivokë, me veprimet e tija ka dëmtuar dhe vazhdon të cenoj rënd dhe tani interesat kombëtare!

Related posts

Koment/ A mund të bëhet Artan Grubi sërish “enterier” në selinë e VMRO-DPMNE-së?

Redaksia

Terrorizmi; Ne shqiptarët nuk kemi gjasë të jemi imunë

D V

Ata që dikurë thonin së nuk duhet të perzihemi në sistemin e drejtësisë sot padrejtësisht përballen më të

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More