Agjencia Zhurnal.mk.

Forumi i dytë socio-ekologjik/ Të varur nga importi i energjisë elektrike

Shkup, 22 Nëntor – Goditja më e madhe për stabilitetin e tregut të energjisë elektrike erdhi pas luftës që filloi Rusia në Ukrainë, u tha në panel-diskutimin “Transformimi i drejtë social i energjisë së Evropës” në kuadër të Forumit të dytë Socio-ekologjik (FSE). Sipas kryeministrit të vendit Kovaçevski, ky është edhe shkaku i mungesës së energjisë në Evropë, veçanërisht gazit natyror, i cili varet edhe nga çmimi i energjisë elektrike dhe furnizimi me energji elektrike.

 

“Nga një treg i energjisë elektrike i cili për shumë vite ishte treg blerësish, ku blerësit praktikisht thoshin sa u duheshin dhe ata përcaktonin çmimin e energjisë elektrike, tani jemi në treg të shitësve, sepse ka mungesë të energjisë elektrike dhe ata e përcaktojnë çmimin normalisht në bursë dhe sa dhe ku do të dorëzohen sasitë.”,- tha kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

Kovaçevski tha se të gjitha vendet në rajon, përveç Bosnjë-Hercegovinës dhe Kroacisë, janë të varura nga importi i energjisë elektrike, që varion nga 17 për qind në 73 për qind në vit.

“Të gjithë prodhojnë energji elektrike nga kapacitetet e vjetra, që janë kapacitete me bazë linjiti, që do të thotë se këtu nuk mund të flasim për ekologji dhe se e vetmja qasje në gaz që kanë është gazi rus. Këto janë të gjitha problemet që i kemi në tavolinë. Duhet të sigurohet rrymë për funksionimin e ekonomisë, për funksionimin e qytetarëve, me një çmim që mund ta përballojnë edhe qytetarët edhe ekonomia.”,- theksoi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

Sipas tij, është e nevojshme që të ketë bashkëpunim mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor edhe në fushën e investimeve, sepse infrastruktura ekzistuese energjetike nuk mund të përdoret më. Në këtë forum ishte i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por iu shmang gazetarëve, nuk doli në konferencë për media siç ishte paraparë.

Forumi socio-ekologjik në Shkup është një platformë për shkëmbimin e ideve progresive, e cila u mundëson përfaqësuesve dhe vendimmarrësve të rangut të lartë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe BE-së të diskutojnë nevojat dhe mundësitë për një transformim të drejtë energjetik që do të forcojë sigurinë e vendeve në furnizimin me energji, do të mundësojë zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomive dhe do t’i japë fund aksesit të kufizuar dhe të gjitha sfidave që sjell përdorimi i lëndëve djegëse fosile, veçanërisht të dukshme në rajon.

Related posts

Begaj nga Sllovenia: Zgjerimi i BE, çështje gjeostrategjike për sigurinë dhe paqen

Xh M

Osmani do të kontaktojë me familjet e viktimave në aksidentin me autobus në Bullgari

D V

Rashidi: ASH nuk do të përfshihej në qeveri

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More