Agjencia Zhurnal.mk.

Forumi i Boaos 2021, publikohet raporti kryesor në ditën e parë

Të dielën nisi në Hainan të Kinës mbledhja vjetore e Forumit të Boaos për Azinë për vitin 2021, me temën “Ndryshimet e mëdha në botë: Bashkëpunim për të forcuar qeverisjen globale dhe për të çuar përpara nismën ‘Një brez, një rrugë’”.

 

Në ditën e parë të Forumit u publikuan dy raporte, ku vihet në dukje ndër të tjera që ekonomia aziatike do të mëkëmbet në vitin 2021 dhe rritja mund të jetë mbi 6.5%.

Dy raportet janë përkatësisht “Azia dhe bota në zhvillim të vazhdueshëm” dhe “Perspektiva ekonomike dhe procesi i integrimit në Azi”.

Si raport kryesor në forum, në “Perspektiva ekonomike dhe procesi i integrimit në Azi” vihet në dukje që, në kushtet e goditjes prej epidemisë së COVID-19, ekonomitë aziatike kanë një paraqitje më të mirë se ato të rajoneve të tjera të botës.

Sekretari i përgjithshëm i Forumit Li Baodong u shpreh që sivjet epidemia vijon të jetë ende një faktor që ndikon mbi ekonominë aziatike, por me vaksinimin në shkallë të gjerë ndaj COVID-19, po rritet pandërprerë mundësia për kontrollin e efektshëm të epidemisë.

“Në mbarë botën, Azia është e para që ka stabilizuar gjendjen epidemike dhe ka rifilluar prodhimin. Parashikohet që sivjet do të rriten shpejt hapat e mëkëmbjes ekonomike në Azi dhe rritja mund ta kalojë 6.5 %. Mendojmë që nisma e paraqitur nga Kina ‘Një brez, një rrugë’ dhe ‘Masterplani për ndërlidhshmërinë i ASEAN-it 2025’, Bashkimi Ekonomik Euroaziatik e nisma të tjera rajonale po lidhen dhe integrohen fuqishëm. Kjo ka rëndësi të madhe për bashkëpunimin, mëkëmbjen dhe zhvillimin ekonomik ndërrajonal,” theksoi Li Baodong.

Related posts

Kina shkripëzon mbi 1.65 milionë tonë ujë në ditë

Z.H

Kina ndalon shitjen e biletave për Olimpiadë për shkak të pandemisë

D V

Moderna nis provat klinike për dozën përforcuese kundër Omicronit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More