Shkup, 30 maj – Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Ambasadën e Rumanisë në vend, sot organizon “Forumin e biznesit Maqedoni e Veriut – Rumani dhe takime dypalëshe”.
Në Forum, krahas pjesës së punës në të cilën do të flasin Aneta Trajkovska, nënkryetari i Odës Ekonomike, Adella Monika Aksinte, ambasadore e Rumanisë në Shkup dhe Paull Butnariu, kryetari i Odës Tregtare – Industriale të Jashit, janë paraparë edhe takime dypalëshe ndërmjet përfaqësuesve të bashkësive të biznesit nga të dyja vendet.
Theks do t’i vihet sektorëve: ndërtimtari, turizëm, konsultime, arsim, ueb dizajn, marketing, dizajn grafik, pajisje mjekësore, prodhues të birrës, prodhues të herbicideve, pesticideve, insekticideve, plehrave, industrisë së tekstilit dhe sektorit TI.
Forumi i biznesit do të mbahet në hapësirat e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, me fillim në orën 11:00.