Agjencia Zhurnal.mk.

Forum socio-ekologjik për politikat energjetike të vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe BE-ja

Shkup, 22 nëntor – Në Shkup sot mbahet Forumi i dytë socio-ekologjik (FSE) në organizim të Fondacionit “Fridrih Ebert”, Qendra ndërkombëtare “Olof Palme” dhe Progres – Instituti për demokraci sociale.

 

Në forum do të marrin pjesë edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi. Koveçevski do të marrë pjesë në panelin “Transformimi i drejtë social energjetik i Evropës”, ​​ndërsa Bytyqi në panelin me temë “Demokracia ka nevojë për demokratë, kurse energjia ka nevojë për demokratizim”.

“Forumi do të mundësojë hapësirë ​​për debat dhe diskutim në lidhje me politikat energjetike të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian. Sfidat mjedisore, agjenda e gjelbër, nxitja e kohezionit social përmes investimeve në punësim, arsimi cilësor dhe gjithëpërfshirës dhe shërbimet cilësore për përfshirjen dhe mbrojtjen sociale, do të jenë të larta në agjendën e Forumit të dytë socio-ekologjik radhazi. Sipas organizatorëve është planifikuar pjesëmarrja e përfaqësuesve të lartë nga Evropa dhe rajoni, nga sektori civil, ekspertë të kësaj teme, drejtues të rinj, aktivistë dhe gazetarë.

Ata shtojnë se pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe Martin Shulc, kryetar i Fondacionit “Fridrih Ebert” dhe ish-kryetar i Parlamentit Evropian, kryeministri i Kosovës Albin Kruti, ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë – An Linde, si dhe politikanë dhe ekspertë të tjerë nga vendi, rajoni dhe BE-ja.

Forumi socio-ekologjik në Shkup, thonë organizatorët, është një platformë për shkëmbimin e ideve progresive, e cila u mundëson përfaqësuesve dhe vendimmarrësve të rangut të lartë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe BE-së të diskutojnë nevojat dhe mundësitë për një transformim të drejtë energjetik që do të forcojë sigurinë e vendeve në furnizimin me energji, do të mundësojë zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomive dhe do t’i japë fund aksesit të kufizuar dhe të gjitha sfidave që sjell përdorimi i lëndëve djegëse fosile, veçanërisht të dukshme në rajon.

Related posts

Edhe zëvendës ministri Bushi bën apel për protesta të qeta

Xh M

Gjykimi për “Lidhjen Ndërkombëtare”/ Prokurori kërkon të dënohen të akuzuarit: E dëshmuam se kanë kryer veprat penale

Z.H

Sot 23 viktima dhe 464 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More