Agjencia Zhurnal.mk.

Ballkani triumfon në derbin ndaj Dritës, Llapi mposhtë lehtësisht Malishevën

Xhiro e 22-të në BKT Superligën e Kosovës fillon sot me dy ndeshje fantastike që janë në program për tu zhvilluar.

Padyshim që ndeshja kryesore e ditës së sotme, por edhe në përgjithësi e kësaj xhiro do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan, ku Drita është nikoqir i Ballkanit.

Dy skuadrat janë në garë për titullin e kampionit dhe përballja e tyre në Gjilan pritet të jetë shumë interesante.

Drita zë vendin e tretë në tabelë me 41 pikë të grumbulluara, vetëm një më pak se Gjilani dhe Ballkani që ndajnë pozitën e parë.

Ndeshje shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë mes Llapit dhe Malishevës.

Llapi po kalon nëpër një formë shumë të mirë dhe synon që me një fitore eventuale të afrohet edhe më shumë me skuadrat e kreut të tabelës.

Në anën tjetër Malisheva ndodhet në vendin e shtatë dhe kërkon që të shkaktojë befasi pasi ka nevojë të madhe për pikë.

Të dyja sfidat e ditës së sotme fillojnë nga ora 13:00.


Drita 0 – 1 Ballkani 

Përfundon ndeshja.

71’ GOOOOOOOL: Solomon shënon për të zhbllokuar rezultatin në Gjilan.

Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare: 

Drita: Maloku, Limani, Cuculi, Balde, Bardhoku, Broja, Jashari, Namani, Muja, Ajzeraj, Simonovski.

Ballkani: Frashëri, Ar. Thaqi, Hoxha, Jashanica, As. Thaqi, Kuc, Krasniqi, Gripshi, Korenica, Hofman, Baftiu.


Llapi 3 – 0 Malisheva 

Përfundon ndeshja.

83’ GOOOOOOL: Shënon Arbnor Ramadani, 3-0 për Llapin.

72′ Benjamin Emini ndëshkohet me karton të kuq.

Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

44’ GOOOOOOL: Shënon përsëri Valmir Veliu, dyfishon epërsinë e Llapit.

27’ GOOOOOOL: Valmir Veliu zhbllokon ndeshjen, realizon për 1-0.

Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Avdyli, Prençi, Emini, Neto, Peposhi, Krasniqi, Shabani, Veliu, Rivera, Selmani, Shillova.

Malisheva: Gashi, Kryeziu, Gërbeshi, Ibrahimi, Dumani, Bruqi, Vitija, Pefqeli, Olivier, Shabani, Berisha.


/Gazeta Olle/ 

Related posts

Kovaçevski për Pashkët: Të festojmë fitoren mbi të gjitha sfidat që të dalim më të fortë

Xh M

Petar Kolev: Bullgarët në Maqedoninë e Veriut nuk ekzistojnë në nivelin legjislativ

D V

Shteti kërkon dëmshpërblim nga të akuzuarit në rastin “Shkallët spanjolle”

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More