Agjencia Zhurnal.mk.

Formacionet e mundshme: Milan – Liverpool

Analizë, statistika, parashikim, formacionet e mundshme: Milan – Liverpool.

 

Milani është nikoqir i Liverpoolit për përballjen në kuadër të rrethit të fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “San Siro”, me The Reds që tashmë kanë siguruar kualifikimin, por jo edhe Rossonerët.

Për këtë sfidë, skuadra italiane do të ketë mungesa si, Ante Rebic, Simon Kjaer, Olivier Giroud, Pietro Pellegrini, Davide Calabria, Samu Castillejo dhe Rafael Leao, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, ajo angleze nuk mund të llogarisë në Roberto Firminon, Harvey Elliott dhe Curtis Jones që janë të lënduar, James Milner i suspneduar, ndërsa në dyshime janë Joe Gomez, Naby Keita, Jordan Henderson, Diogo Jota dhe Thiago Alcantara.

Analizë

Milan

Pellegrini luajti vetëm 16 minuta fundjavën e kaluar dhe u detyrua të lëshonte fushën për shkak të lëndimi, ndërsa Leao po ashtu është i lënduar.

Zlatan Ibrahimovic pushoi në javën e kaluar, por me gjasë sonte do të startojë, gjersa ka shënuar gjashtë gola kundër Liverpoolit në karrierën e tij.

Alessio Romagnoli do të vazhdojë në mbrojtje, pasi Kjaer e ka mbyllur sezonin para kohe për shkak të lëndimit.

Kessie pritet të startojë në këtë takim së bashku me njërin nga Sanro Tonali, Ismael Bennacer ose Tiemoue Bakayoko.

Krunic, Messias, Saelemaekers dhe Diaz janë në garë për dy vende në sulm.

Liverpool

Divock Origi shënoi golin e fitores në fundjavën e kaluar, e sonte pritet të fillojë, ndërsa Gomez e Keita janë rikthyer në stërvitje dhe mund të luajnë.

Mesfushori i talentuar, Tyler Morton shpreson që të luajë në mesfushë në këtë takim, me Milnerin e suspenduar.

Henderson, Thiago e Jota munguan në stërvitje të hënë, duke qenë kështu në dyshime për këtë takim.

Statistika

Liverpooli ka fituar pesë takimet e fundit në Ligën e Kmapionëve.

The Reds kanë shënuar së paku dy gola në pesë takimet e fundit.

Skuadra angleze ka fituar tre takimet e fundit ndaj Milanit në të gjitha garat.

Janë shënuan nën 2.5 gola në tri përballjet e fundit të Rossonerëve në garën më të madhe për klube në Evropë.

Liverpooli ka shënuan së paku dy gola në tre ndeshjet e fundit ndaj Milanit.

Parashikim

Kjo ndeshje pritet të përfundojë me barazim.

Formacionet e mundshme

Milan: Maignan, Florenzi, Tomori, Romagnoli, Hernandez, Bennacer, Kessie, Krunic, Diaz, Saelemaekers, Ibrahimovic.

Liverpool: Alisson, Tsimikas, Konate, Gomez, Williams, Chamberlain, Morton, Keita, Origi, Salah, Minamino.

Related posts

Pele me urim të veçantë për Messin në triumfin e shtatë për Topin e Artë

D V

Henry zbulon katër lojtarët e Man Utd që kanë bërë përshtypje këtë sezon

D V

Kupa e Botës çdo dy vite? Ronaldo tregon hapur mendimin e tij rreth projektit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More