Agjencia Zhurnal.mk.

Fondi investues i gjelbër do të nxitë 750 milionë euro investime dhe do të krijojë 15.000 vende të punës

Shhkup, 28 tetor – Fondi strategjik investues i gjelbër, i cili është vetëm një segment nga Plani për rritje të përshpejtuar ekonomike, pritet të nxitë investime në vlerë prej rreth 750 milionë euro dhe të krijojnë 15 mijë vende të reja të punës.

 

Fondi nuk do të gjenerojë borxh publik shtesë. Është krijuar që për një euro të investuar para publike të inkurajohen investimet në vlerë prej 10 euro. Ai synon të inkurajojë investimet me fokus kryesor në ekonominë e gjelbër, gjegjësisht investime në ndërtesa të gjelbra, teknologji të gjelbra dhe infrastrukturë të gjelbër. Gjithashtu, në kuadër të Fondit të Investimeve Strategjike të Gjelbër, ekziston një program i veçantë që duhet të inkurajojë kompanitë vendase të mëdha dhe të mesme të forcojnë kapacitetin e tyre teknologjik për të qenë në gjendje të angazhohen në mënyrë më efektive në zinxhirët globalë.

Në Fondin investues të gjelbër do të ketë rreth 70 milionë euro para publike, si dhe para nga investitorët institucionalë dhe fondet e ETF. Pjesa e Fondit investues të gjelbër në projektin e investitorit privat nuk do të kalojë 40 për qind.

Ky aranzhim i financimit të projektit dhe pjesëmarrja e investitorëve shtetërorë dhe institucionalë, sipas drejtorit të Drejtorisë së ZZHTI-së Jovan Despotovski, u siguron bankave se projekti i investitorit privat do të realizohet, dhe nga ana tjetër, me përfshirja e fondeve të ETF dhe ekspertizës, që e bën më të lartë probabilitetin e realizimit të projektit dhe rreziqet e bankës tregtare për të miratuar fondet e nevojshme janë minimale.

Despotovski konsideron se nuk do të jetë problem sigurimi i mjeteve nga investitorët institucionalë dhe fondet e ETF-së dhe tashmë janë zhvilluar bisedime me bankat komerciale të cilat, siç tha ai, kanë shfaqur interesim për këtë lloj financimi.

Koncepti i Fondit investues të gjelbër është zhvilluar në bashkëpunim me Bankën Botërore për nëntë muajt e fundit.

Edhe ministri Besimi siguron se Plani për rritje të përshpejtuar ekonomike, në kuadër të të cilit është planifikuar Fondi strategjik i investimeve të gjelbra, nuk do të gjenerojë huamarrje të reja, por do të mundësojë konsolidim fiskal dhe rritje të përshpejtuar ekonomike me investime në vlerë prej 12 miliardë euro deri në vitin 2026.

“Qëllimi është ruajtja e konsolidimit fiskal. Në periudhën afatmesme është planifikuar të mbahet borxhi publik në 60 për qind dhe deficiti në 3 për qind dhe në dy vitet e fundit të planit deficiti të jetë nën tre për qind dhe borxhi publik nën 60 për qind të BPV-së”, tha Besimi, duke shtuar se në periudhën e ardhshme fokusi do të jetë në përshpejtimin e rritjes dhe transformimit të ekonomisë drejt një ekonomie të gjelbër dhe digjitale.

Përveç Fondit strategjik të investimeve të gjelbra, në Planin e Përshpejtuar Ekonomik parashikohen mekanizma të tjerë të rinj, si zhvillimi, projekti dhe bonot e gjelbra që do të dedikohen drejtpërdrejt për projektet që nënkuptojnë investime kapitale.

Me Planin për rritje të përshpejtuar ekonomike janë paraparë katër miliardë euro investime publike dhe tetë miliardë euro shtesë nga sektori privat, të cilat do të gjenerojnë gjithsej 12 miliardë euro investime në pesë vitet e ardhshme deri në vitin 2026. Rritja ekonomike pritet të rritet nga 2.5 përqind në një mesatare prej pesë përqind në vit deri në vitin 2026.

Related posts

Bundesbank: Dëmtohen mbi 50 milionë euro kartëmonedha nga vërshimet e fundit në Gjermani

D V

Komunat të merren me problemet reale, jo të shërbejnë populizëm në baza ditore, rekomandon biznesi

D V

MANE: “EAST GATE MALL” INVESTIM 350 MILION EURO

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More