Agjencia Zhurnal.mk.

‘Foltore’ në Përmet, Berisha: Do të nisim protesta në të gjithë vendin!

Lideri historik I Partisë Demokratike,  Sali Berisha, përcolli mesazhin e bashkimit, edhe gjatë takimit me demokratët e  Përmetit. Berisha u bëri thirrje demokratëve të lënë mënjanë ndasitë dhe të bashkohen në protesta kundër qeverisë. 

 

Mesazhi i bashkimit  ishte kryefjalë e takimit të  ish–Kryeministrit Sali Berisha me demokratët e Përmetit. Lideri historik i së djathtës, u prit nga qindra demokratë,  të cilëve u bëri thirrje të lënë mënjanë ndasitë dhe të bashkohen për t’u kthyer në një opozitë të fortë, kundër qeverisë.

Lideri historik i PD-së foli edhe për vendimin e  Lulzim Bashës për të bojkotuar zgjedhjet lokale të  vitit  2019, si një vendim për t’i dorëzuar kryeministrit,  bashkitë e vendit. 

Ish- kryeministri paralajmëroi  protesta të mëdha, duke u bërë thirrje qytetarëve të ngrihen në revoltë,  për krizën e madhe të çmimeve që vjen si pasojë e keq qeverisjes. 

Related posts

Sfidat e Shqipërisë drejt integrimit evropian, Gjonaj takim me Zingraf

D V

SPAK nis hetim pasuror ndaj Alqi Bllakos

D V

Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More