Agjencia Zhurnal.mk.

FMN: Politikat e kujdesit të Bankës Popullore të cilat japin rezultate, duhet të zbatohen edhe më tutje

Shkup, 5 shtator – Banka Popullore zhvillon politika adekuate dhe ndërmerr masa përmes të cilave sigurohet ulje graduale e presioneve të çmimeve dhe fuqizohet elasticiteti i sistemit bankar në kushte të pasigurisë së vazhduar. Këto janë një pjesë e konkluzioneve nga takimi i sotëm i guvernatores dhe zëvendësguvernatorëve të Bankës Popullore me shefin e sapoemëruar të Zyrës së Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shkup, Sebastian Sosa dhe me shefen e deritanishme Stefani Eble, e cila shkon në funskion të ri. 

Siç njoftojnë nga kabineti i guvernatores, në lidhje me sektorin bankar, në takim ishte theksuar se të gjithë treguesit në dispozicion për likuiditetin, kapitalizimin dhe cilësinë e dosies së sistemit bankar tregojnë se ai edhe më tutje është i sigurt dhe i qëndrueshëm.

Po ashtu, ata theksuan se me masat makroprudenciale dhe mikroprudenciale të deritanishme të Bankës Popullore forcohet edhe më tej pozita kapitale e bankave, ndërsa përmirësohet edhe cilësia e kërkesës për kredi, si dhe se efektet dhe efikasiteti i masave janë të dukshme nëpërmjet rritjes së kapitalizimit të bankave dhe nivelit historik të ulët të vendosjeve të këqija në portofolet e tyre.

Përfaqësuesit e FMN-së kanë theksuar se në kushte të pasigurisë së vazhduar, këto politika të kujdesit të Bankës Popullore, të cilat japin rezultate, duhet të zbatohen edhe më tutje. 

Gjatë takimit, u konstatua se banka qendrore ruan me sukses stabilitetin e kursit të këmbimit dhe stabilitetin afatmesëm të çmimeve, pavarësisht krizave të mëvonshme. Gjithashtu u theksua bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe i suksesshëm ndërmjet Bankës Popullore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në disa fusha që kanë të bëjnë me menaxhimin e politikave, por edhe me disa projekte të rëndësishme zhvillimore përmes të cilave fuqizohet edhe më tej kapaciteti institucional i Bankës Popullore.

Guvernatorja Anita Angellovska Bezhoska e falënderoi përfaqësuesen e deritanishme të lartë të FMN-së në shtetin tonë për bashkëpunimin e frytshëm, duke theksuar se edhe si deri më tani, ashtu edhe në të ardhmen, FMN do të jetë partnere e bankës qendrore në miratimin e politikave dhe fuqizimit të kapacitetit të bankës qendrore.

Related posts

Qarkullimi po zhvillohet pa probleme

Xh M

Deri në fillim të javës tjetër mot me diell, nga e marta priten reshje shiu

Xh M

Tre avion për shuarjen e zjarreve por vetëm një pilot, ja me çka disponon gjithë vendi

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy