Agjencia Zhurnal.mk.

FMN: Aktiviteti ekonomik i Kinës u rimëkëmb në 2023-in

Aktiviteti ekonomik i Kinës u rimëkëmb në vitin 2023 pas rihapjes dhe përfundimit të COVID-19 me PBB-në reale që vlerësohet të jetë rritur gjerësisht në përputhje me objektivin e rritjes së autoriteteve prej rreth 5 për qind, ka thënë bordi ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).
FMN-ja e bëri këtë deklaratë në një njoftim të fundit për shtyp, pas përfundimit të rishikimit vjetor të Nenit IV mbi ekonominë kineze.
Sipas deklaratës së publikuar në faqen e internetit të FMN-së, rimëkëmbja u nxit nga kërkesa e brendshme, veçanërisht konsumi privat dhe i ndihmuar nga politikat makroekonomike mbështetëse, duke përfshirë lehtësimin e mëtejshëm të politikës monetare, lehtësimin e taksave për firmat dhe familjet si dhe shpenzimet e ndihmës fiskale në rastet e fatkeqësive.
Inflacioni ra në vitin 2023 në Kinë, kryesisht për shkak të uljes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve. Në vitin 2024, ai pritet të rritet gradualisht në 1.3 për qind. Gjithashtu, veprimet e politikave si ristrukturimi i shpejtuar në sektorin e pasurive të paluajtshme, mund të rrisin besimin dhe të çojnë në një rikthim më të mirë nga sa pritej në investimet private, thuhet në deklaratë shkruan CMG.
Në një konferencë shtypi të organizuar të dielën në Pekin, Liu Jieyi zëdhënësi për sesionin vjetor të organit më të lartë këshillues politik, Komitet Kombëtar i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK) pohoi rolin e konsumit në zhvillimin ekonomik të vendit.

Related posts

Plenkoviq kandidat për kryetar të Komisionit Evropian

Xh M

Aeroporti i ndërtuar nga Kina në Nepal nxit shqetësime mbi kurthin e borxhit

Xh M

Frika nga një fatkeqësi bërthamore në Zaporozhye: A është Europa gati për një skenar të tillë?

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky