Agjencia Zhurnal.mk.

Fluks emigrantësh në portin e Durrësit, vijnë dy tragete me shqiptarë

Stina e nxehtë dhe pushimet verore rrisin numrin e udhëtarëve që mbërrijnë në portin detar të Durrësit nga portet italiane.

 

Mëngjesin e sotëm me dy tragete nga Bari dhe një tjetër nga Ankona 2655 udhëtarë, kryesisht emigrantë shqiptarë dhe kosovarë që kthehen për pushime në atdhe, si dhe 800 mjete. Në mbrëmje pritet një tjetër fluks prej 1500 pasagjerësh dhe 550 mjetesh me dy tragete të nisura nga porti i Barit.

Rritja e kërkesës ka bërë që kompanitë e lundrimit të shtojnë numrin e lundrimeve ditore në Adriatik. Edhe linja e Ankonës nga dita e sotme deri në fund të shtatorit do të ketë lundrime çdo ditë mes dy porteve, tregues ky për kthimin në normalitet pas një periudhe të gjatë pandemike që reduktoi ndjeshëm lëvizjet e njerëzve dhe mallrave me traget mes dy vendeve. 

Related posts

​Edi Rama përjashton nga partia ish-kryebashkiakun e Lushnjës Fatos Tushen

N E

“Ballkani i Hapur”, Edi Rama viziton Serbinë më 3 nëntor

D V

Covid-19, Ministria e Shëndetësisë: 566 qytetarë të infektuar dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More