Agjencia Zhurnal.mk.

Florens Robin: Kompromisi midis Shkupit dhe Sofjes e garanton të ardhmen dhe miqësinë midis dy popujve

Sofje, 15 shtator – Të gjithë së bashku, bullgarët, maqedonasit, si dhe presidenca francezem e Bashkimit Evropian, punuam së bashku që të mund Evropa të jetë më e fuqishme, për problemet historike midis Bullgarisë dhe Maqedonisë për të gjetur mirëkuptim më të madh, deklaroi sot ambasadorja e Francës në Sofje, Florens Robin.

 

“Ishim të hapur, e dëgjuam edhe njërën edhe palën tjetër dhe mendoj se patëm sukses dhe arritëm kompromis i cili do ta garantojë të ardhmen dhe miqësinë midis popujve”, theksoi ambasadorja Robin në deklaratën për BGNES.

Sipas saj, Evropa për momentin duhet të jetë e bashkuar para sfidave të mëdha që i sjellin krizat e shumta me të cilat po përballemi.

“Tani më shumë se kurrë, kontinenti evropian duhet të jetë së bashku, të gjithë duhet të bashkohemi për t’i tejkaluar të gjitha vështirësitë dhe sfidat me të cilat përballemi, prandaj më e rëndësishme është, edhe pse jemi të ndryshëm, të jemi të bashkuar dhe të lëvizim përpara së bashku”, deklaroi ambasadorja Florens Robin. 

Related posts

Listat e pavaurua letër drejtuar Pendarovskit, kërkojnë të mos i nënshkruajë ndryshimet e paralajmëruara në Kodin Zgjedhor

D V

Partnerët e koalicionit në pushtet të dielën në takim

Z.H

Për kuorum në seancë plenare janë të nevojshëm 61 deputetë

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More