Shkup, 12 prill – Ministria e Punëve të Brendshme shpalli fletarrest ndërkmbëtar pas personit Anxhello Gjorgjievski, i lindur më 13 janar 1994, me vendbanim në rrugën “9” nr. 5 në fshatin Vollkovë. Ai kërkohet me Urdhër PP. Nr 1211/22 nga 12.04.2022 të PTHP Shkup, për shkak të dyshimit themelor për vepër të kryer penale “Vrasje” sipas nenit 123 të KP të RMV-së.
Gjorgjievski, i cili gjendet në arrati, është i dyshuari i parë për vrasjen e hendbollistit të KH “Butel”, Denis Tot, ndërsa dy të dyshuarve tjerë, të cilët ngarkohen se me shkatimin e lëndimeve në trupin e Tot, kanë kryer vepër penale “vrasje”, u është shqiptuar masë paraburgimi me kohëzgjatje prej 30 ditëve.
Ngjarja ka ndodhur të enjten e kaluar në orët e hershme të mëngjesit, para një klubi të natës në Shkup, kur të dyshuarit, pas zënkës së shkurtë verbale, e kanë sulmuar henbollistin kroat, tani të ndjerë.
Tre të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes pa i ofruar ndihmë.