Agjencia Zhurnal.mk.

Flet blerja bombastike e Gjilanit: Pritja ka qenë shumë e mirë, jam këtu për objektiva madhore

Sulmuesi shqiptar është bashkuar me ‘Skifterat’ pas një eksperience me kampionët në fuqi të Shqipërisë, Teutën e Durrësit.

E në një prononcim dhënë faqes zyrtare të klubit, Krasniqi ka zbuluar fillimisht edhe arsyen pse zgjodhi Gjilanin para ofertave tjera.

“Projekti dhe ambiciet e klubit më kanë bindur që t’i bashkohem klubit të Gjilanit. Është një klub shumë serioz dhe i organizuar. Një mundësi e mirë për lojtarët që të ndjejnë veten shumë komod, me kushte të mira për punë dhe shumë gjëra tjera që i nevojiten një futbollisti”, tha Krasniqi për faqen zyrtare të klubit.

“Skuadra dhe drejtuesit e klubit më kanë pritur shumë mirë dhe shpresoj që kështu të shkoj edhe ambientimi im”, vazhdoi tutje Krasniqi.

Tutje ish-anëtari i Skënderbeut dhe Teutës së Durrësit ka thënë se ka ardhur te Gjilani për t’i përmbushur objektivat e klubit e që ato janë madhore.

“Futbolli në Kosovë është sfidë e re për mua. Jemi këtu për t’i përmbushur objektivat e klubit dhe së bashku me ekipin dhe shpresojmë që në fund t’i gëzojmë edhe tifozët”.

“Nuk jam futbollist që i pëlqen fjalët, por tifozëve i’u premtoj vetëm punë dhe angazhim. Presim përkrahje të madhe nga ta këtë sezon, pasi që edhe objektivat janë madhore”, tha Krasniqi.

/Gazeta Olle/

Related posts

Ballkani i Hapur, nënshkruhen 4 marrëveshje Shqipëri – Serbi – Maqedoni e Veriut

Z.H

Gjashtë vetura me tabela të Maqedonisë së Veriut dëmtohen në Greqi

Z.H

Asociacioni i gazetarëve sportiv u ndau plaketa për paqe, sport dhe fqinjësi të mir Zaevit, Ciprasit dhe Tupurkovskit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More