Agjencia Zhurnal.mk.

Flasin dëshmitarët okularë, kjo tragjedi nuk mbahet mend

Tetovë, 9 shtator – Banorët e Tetovës të cilët në momentin e shpërthimit kanë qenë në afërsi të spitalit modular rrëfehen për Alsat se kjo është një tragjedi shumë e rëndë e cila nuk mbahet mend në 40 vitet e fundit.

“Mbrëmë kemi parë një tragjedi të cilën nuk e kemi parë që 40 vite në këtë lagje. Jetoj këtu afet, t’ju them të drejtën jam pa gjumë, sikurse e dhe ju, me siguri gjithë natën keni bërë hulumtime. Kjo si ngjarje që kam parë unë, ka ndodhur diku ora 21:04 ose 21:05 minuta, në këtë moment dikush është lajmëruar, ka njoftuar organet kompetente, zjarrfikësit, policinë. Në ora 21:10 minuta kam qenë këtu afër diku, dy të parat veçmë se ishin të djegura…zjarrfikësit ishin në vendngjarje, aq sa kanë mundur ata ta bëjnë punën e vete… Kemi ndihmua familjarët me ujë me diçka, u munduam që të ndihmojmë të shpëtojmë, por ata që kanë shpëtuar kanë ndihmuar veten, kanë pas fuqi dhe kanë dalë, sepse e dimë që kanë qenë në oksigjeno terapi”, u shpreh një dëshmitar okularë.

Ndërkohë një tjetër dëshmitarë hedh dyshime se mos vallë zjarri ka qenë i qëllimshëm, duke pas parasysh se kohë më parë persona të panjohur tentuan ti dëmtojnë gypat e oksigjenit.

“Jam jashtëzakonisht i shqetësuar, kjo nuk përshkruhet me fjalë, mendoj mos është e qëllimshme. Në rast se është e qëllimshme, nuk është e njerëzishme… Se njëherë gypat i prenë për aspiratorët, e tash kjo e dyta…”,  u shpreh një tjetër dëshmitarë.// Alsat-M

Related posts

Ka përfunduar rikonstruimi i ujësjellësit në Kamjan të Tetovës

Z.H

Moti sot me vranësira dhe me shi

Z.H

Regjistrohen 1.500 raste të reja me virus

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More