Agjencia Zhurnal.mk.

Flamuri UÇK –së vendoset në portën e oborrit të Ambasadës Serbe në Finlandë

Një flamur i  UÇK -së është gjetur mëngjesin e sotëm në portën e oborrit të Ambasadës Serbe në Finlandë, në Helsinki, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë.

“Në ndërtesën e Ambasadës së Republikës së Serbisë në Finlandë, autorë të panjohur mbrëmë treguan flamurin e UÇK-së”, thuhet në deklaratë, transmeton lajmi.net.

Siç shtohet, sot në mëngjes, ambasadori Sasa Obradovic hoqi flamurin nga hyrja në oborrin e ambasadës dhe njoftoi policinë e Helsinkit, e cila shkoi në vendin e ngjarjes, raporton kosovonline, transmeton lajmi.net.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Serbisë dënon ashpër këtë akt provokues dhe vandal dhe pret që autorët të gjenden”, thuhet në deklaratë.

Related posts

MPB: Serbia po mban në ndalim zv.Drejtorin e Policisë dhe 4 zyrtar policor

Xh M

Kosovari bie në kurth pasi shkoi në motel ‘Hilton’ me një vajzë, 3 persona i futen në dhomë dhe e rrahin brutalisht

Xh M

Pas orëve të gjata të maltretimit, lirohen kosovarët e ndaluar në kufirin Serbi-Kroaci

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy