Agjencia Zhurnal.mk.

Flamengo fitues i Kupës Libertadores

Flamengo ka mundur 1-0 Athletico PR dhe ka fituar Kupën e Libertadores për herën e tretë në historinë e klubit dhe tre vite pasi e fitoi në 2019-ën.

 

Sfida e luajtur në stadiumin Banco Pichincha të Guayaquil, Ekuador, është vendosur në 45 minutat e para. Athletico ka mbetur me 10 lojtarë në minutën e 43-të pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Pedro Henrique.

Flamengo ka përfituar nga superioriteti numerik në minutën e karët të kohës shtesë duke gjetur golin e avantazhit me ish-sulmuesin e Inter-it, Gabriel Barbosa.

Gabigol është bërë lojtari i tretë në historinë e Kupës Libertadores që shënon në finalen e madhe në tre sezone të ndryshme pas Alberto Spencer (4) dhe Pedro Rocha (3).

Rastet kanë munguar në 45 minutat e dytë dhe kuqezinjtë kanë arritur ta ruajnë avantazhin deri në fund dhe të sigurojnë trofeun. Në minutën e 71-të është futur në fushë edhe Arturo Vidal, i cili ishte në dyshim para ndeshjes për shkak të disa shqetësimeve fizike.

Related posts

Rikthimi i suksesshëm në Angli, Ronaldo shpallet lojtari i muajit në Ligën Premier

D V

Pesë rastet kur lojtarët e Milanit fyen Interin në festën e tyre për Scudetto

D V

Mourinho i fokusuar në planin e Romës

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More