Agjencia Zhurnal.mk.

Fjalimi i trajnerit të Arabisë në zhveshtore: Pse nuk nxirni telefonin të bëni foto me Messin? (Video)

Arabia Saudite habiti botën duke mposhtur Argjentinën, madje me përmbysje. Orët e fundit është bërë viral fjalimi i trajnerit të saj, Herve Renard, i cili në pushimin e ndeshjes motivoi futbollistët e tij.

 

“Çfarë jemi duke bërë? Ky është presioni jonë? Presion është të shkosh përpara. Messi merr topin në mesfushë dhe ju rrini e shikoni. Ka ngelur të nxirrni celularin dhe të bëni foto me të. Të gjithë duhet të bëjmë presion”, thotë trajneri francez me tone shumë të larta.

Më tej, Renard vijoi: “Nuk keni ndjenja? Nuk besoni se mund ta përmbysim këtë ndeshje? Nuk e ndjeni fare? Forca, ky është Botërori. Duhet të japim maksimumin”.

Pasi u futën në fushë, arabët shënuan 2 gola brenda 8 minutash dhe fituan ndeshjen kundër Messit me shokë.

Related posts

Macron dhe Emiri i Katarit po tentojnë ta bindin Mbappen që të qëndrojë te PSG

D V

Franca fiton ndaj Finlandës me dyshen Mbappe-Benzema

D V

Chiellini pret ftesën e Juventusit për të biseduar lidhur me kontratën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More