Agjencia Zhurnal.mk.

FIZHT me 5,7 milionë euro do të mbështesë 103 kompani që do të investojnë në zhvillimin teknologjik

Shkup, 10 korrik – Gjithsej 103 kompani nga 700 aplikacionet e arritura do të bashkë-financohen nga Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik (FIZHT) për t’i realizuar idetë e tyre për zhvillim teknologjik për rritje të përshpejtuar ekonomike.

 

Mbështetja e FIZHT është 5,7 milionë euro, ndërsa kompanitë do t’i investojnë fondet e tyre në një vlerë totale prej 5.3 milionë euro.

Kompanitë që hynë në përzgjedhjen përfundimtare kanë 2,049 të punësuar. Shumica ose 69 janë kompani të vogla, 21 janë mikro dhe 13 janë kompani të mesme. Vetëm 22 janë kompani që kanë përdorur më parë fond nga FIZHT, ndërsa pjesa tjetër kanë aplikuar për herë të parë. Një përqindje solide, gati 30 kompani, janë kompani fillestare ose të reja. Kompanitë nga rajoni i Shkupit dominojnë, por ka edhe kompani nga të gjitha rajonet e tjera.

“Të gjitha rajonet e tjera kanë shënuar rritje në këtë thirrje, veçanërisht një rritje të dukshme në rajonet e Pollogut, Juglindjes dhe Verilindjes. Përmes kësaj thirrje kemi mbështetur 16 industri dhe për herë të parë IKT industria nuk është në vendin e parë. Projektet nga industria teknologjike, ndërtimtaria, kujdesi shëndetësor, bujqësia kanë përfaqësimin më të madh, theksoi drejtori i FIZHT Kosta Petrov në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

Related posts

Xhamitë e Shkupit me tabela të unifikuara

D V

OBRM-PDUKM do të paraqesë 200 amendamente, po nuk do të bllokojë miratimin e buxhetit

D V

Arrestohet kumanovari, iu gjetën shtatë emigrantë nga Kuba

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More