Agjencia Zhurnal.mk.

Fitore e papritur e Komunistëve në zgjedhjet e qytetit të dytë më të madh të Austrisë

Kandidatja e Partisë Komuniste fitoi me lehtësi zgjedhjet lokale të së dielës në qytetin e dytë më të madh të Austrisë, Graz, të cilat ajo i përshkroi si “më shumë se të papritura” sepse partia e saj nuk ka shumë ndikim në Austri.

 

Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, kandidati i saj Elke Kahr, 59 vjeçe, fitoi 29.1 për qind të votave, dhe Konservatori në largim Siegfried Nagl i partisë OeVP, si kryetar bashkie për 18 vitet e fundit, mori 25.7 për qind dhe dha dorëheqjen.

Sondazhet nuk parashikuan një sukses të tillë dhe “është më se e papritur”, u tha Kahr gazetarëve.

“Disa bëjnë premtime në javët para zgjedhjeve. Ne jemi këtu çdo ditë, për vite me radhë, për njerëzit, dhe në fund për më të varfrit”, ka thënë ajo, duke shpjeguar një sukses të tillë.

Graz, qyteti i dytë më i madh i Austrisë me më shumë se 220,000 votues, shpesh i jep një numër të madh votash Partisë Komuniste Austriake, e cila pothuajse nuk ekziston në pjesën tjetër të vendit.

Dhe KPO nuk ka zbuluar ende me cilat parti do të formojë një qeveri.

Related posts

Popullsia bie nën 59 milionë

Xh M

Vendi më paqësor në botë, bandat kriminale po prishin qetësinë e Islandës

Xh M

Rritet numri i viktimave në Malajzi si pasojë e vërshimeve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More