Agjencia Zhurnal.mk.

Fishkëllimat në festival “Thikë në zemër” për mediat maqedonase, i harruan sulmet ndaj shqiptarëve

Shkup, 15 gusht – “Festivali i Paqes” me të cilin më 13 gusht u festua 21 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit, u paralajmërua si diçka që do të bëhet si një nga festivalet më të mëdha rajonale multikulturore dhe për bashkim. Ky ishte paralajmërimi i zv.kryeministrit të shtetit, Artan Grubi i cili tha se ky festival pritet të bëhet si tradicional dhe me karakter bashkimi. Për fat të keq, atë natë, mes publikut kishte fishkëllima të zëshme në momente kur udhëheqësja e festivalit në gjuhën maqedonase fillonte të flet, shkruan Zhurnal.

 

Ky gjest nuk ishte i nevojshëm nga ana e publikut, veçanërisht kur vendi ynë ndodhet në një moment senzitiv, në moment kur vendi po fillon negociatat me BE-në.

Mirëpo tanimë dy ditë me radhë, fishkëllima e disa qytetarëve shqiptarë në këtë festival, është bërë lajm balline për shumë media maqedonase, e gjithashtu edhe për liderin e partisë opozitare maqedonase, Hristijan Mickoskin. Këto media maqedonase, si duket më me rëndësi dhe më me peshë e kanë fishkëllimën e disa qytetarëve në koncert, se sa gjendjen e shtetit në prag të bisedimeve me BE-në, dhe mosmarrëveshjeve me Republikën e Bullgarisë.

Sikur harruan këto media maqedonase se pikërisht para një muajve në po të njejtin vend, tek sheshi “Skenderbeu”, qytetarë maqedonas jo vetëm që fishkëllenin, por edhe dërgonin fyerje nacionaliste ndaj shqiptarëve e madje edhe sulmuan bizneset shqiptare që ndodhen në afërsi. Duke tentuar të mbrojnë pronat e tyre, disa qytetarë shqiptarë vendosën të kundërpëgjigjen me hedhje të gurëve ndaj turmës dhe huliganëve maqedonas, e disa nxorën dhe armën. Por këto incidente, këto sulme dhe ofendime, për mediat maqedonase ishin thjeshtë incidente të çastit të cilat nuk duhet të meren seriozisht nga populli shqiptar. Por pse tani meren kaq seriozisht disa fishkëllima ndaj udhëheqëses maqedonase? Thjesht nuk duhet t’i jepet kaq rëndësi…

Po Mickoski? Pse ai këtë incident po e përdorë për të përfituar pikë politike?

Festivali i paqes ishte i përbashkët, me këngëtarë shqiptarë e maqedonas. Mesazhi i këtij festivali është të përçohet mesazhi për bashkimin e dy popujve më të mëdhenj në shtetin tonë.

Megjithatë, këto fishkëllima për Mickoskin ishin “SKANDAL I MADH”. Ky Mickoski që në momentet kur thirrte për protesta, iku vet për pushime e tani u kthye si “Superman” duke e quajtur këtë incident si skandal të madh.

“Kjo është një skandal i madh. Bëhet fjalë për ngjarje të paguar me para shtetërore. Në këtë ngjarje fishkëlleheshte gjuha maqedonase, gjuhë të cilën Qeveria po e shet lirë në negociatat me Bullgarinë. Me nacionalizëm nuk bëhet politikë. Kjo e dëshmon ndarjen e përçarjen e shoqërisë në dy bota paralele. Këto bariera janë ndërtuar nga elitat politike në që më lehtë të mund të realizojnë interesat personale lidhur me motivet e biznesit, derisa qytetarët maqedonas dhe shqiptarë po fundosen në urrejtjen artificiale e cila po nxitet nga politikanët që u konvenon kjo”, thotë Mickoski.

Të tjerë politikanë madje kërkonë kërkim falje nga Ali Ahmeti. Këtë e ka kërkuar Pavle Trajanov nga Lidhja Demokratike. Ai këtë e quan provokim të cilën duhet ta dënojë madje edhe BE-ja.

“Kërkoj kërkim falje nga Ali Ahmeti dhe përgjegjësi nga organizatorët e këtij manifestimi. Të festohet me para të qytetarëve në këtë kohë dhe të shkelet mbi dinjitetin e maqedonasve, është provokim i rrezikshëm të cilën duhet ta dënojnë ambasadat e vendeve anëtare të BE-së dhe vet BE-ja”, porositë Pavle Trajanov.

Këta politikanë duhet të jenë të stërkënaqur që në vitet e fundit në Maqedoninë e Veriut mund të themi se janë zhdukur krejtësisht incidentet ndëretnike. Në kohën derisa qeveriste VMRO-DPMNE, shqiptarët jo vetëm që fyeshin, por madje edhe sulmoheshin fizikisht. Shqiptarët kishin frikë të kalonin në anën tjetër të Vardarit sepse në Qendër të Shkupit, në parkun e qytetit apo kudo asaj pjese, vëllezërit dhe motrat tona me mbulesë sulmoheshin nga huliganë maqedonas.

Kjo rënjësisht ndryshoi në periudhën prej kur me pushtetin filloi të menaxhojë koalicioni LSDM-BDI. Incidentet ndëretnike prej atëherë janë pjesë e së kaluarës. Çdo tentim për nënçmim apo diskriminim ndaj shqiptarëve paraqitet publikisht dhe e njejta ndëshkohet. Mentaliteti i qytetarëve ka ndryshuar, veçanërisht prej kur Maqedonia e Veriut çështjet me identitetin, gjuhën, kulturën dhe emrin e shtetit i kishte temë diskutimi me Greqinë dhe Republikën e Bullgarisë. U dëshmua se shqiptarët në fakt nuk janë popull që pengojnë të ardhmen evropiane të shtetit. Shqiptarët janë për bashkëjetesë, janë popull shtetformues dhe kjo u dëshmua përmes regjistrimit të popullsisë./Zhurnal.mk

Related posts

Mirë, do të rriten pagat dhe pensionet, por prej ku vijnë paratë?

Z.H

Nedellkov: Nëse fillon mësimi me prezencë fizike, ekziston mundësi që virusi të përhapet më shpejtë

Z.H

Spasovski: Spekulime janë informacionet për tuba me karburant në autobusin e “Besa Transit”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More