Agjencia Zhurnal.mk.

Finance Think: Vaksinimi i ka zvogëluar shpenzimet për hospitalizim për 2,8 milion euro

Shkup, 12 tetor – Vaksinimi i ka zvogëluar shpenzimet për hospitalizim për 170,8 milion denarë ose 2,8 milion euro gjatë pesë javëve të fundit nga vala delta, tregon brifingu më i ri i “Finance Think”.

Vaksinimi, sipas vlerësimeve, e ka zvogëluar hospitalizimin ndërmjet 37,9 dhe 46,5 për qind dhe parandaloi të vaksinohen plotësisht rreth 14.500 njerëz ose 148 më shumë të sapoinfektuar në ditë gjatë 3,5 muajve të fundit.

“Mungesa e vaksinimit, do të kontribuonte, deri në 4,595 hospitalizime  plotësuese javore (rreth 328 hospitalizime më shumë, në javë”, thuhet  në raport.

Bartësve të politikave u rekomandohet ta përshpejtojnë tempon e vaksinimit me vendosjen e masave simulative si për shembull vauçerët e vlefshëm veçanërisht në qytetet ku ka nivel më të ulët të popullatës së vaksinuar. Edhe në sektorin privat u rekomandohet përmes masave simuluese t’i motivojë të punësuarit të vaksinohen, ndërsa gazetarët dhe hulumtuesit ta rrisin nivelin e informimit të popullaritetit për efektet e vaksinimit përmes analizave të hollësishme dhe të qëndrueshme.

Related posts

Zaharova i quan egoistë Maqedoninë, Bullgarinë dhe Malin e Zi

Z.H

Bekteshi: Ulje e faturave të energjisë elektrike për kategoritë të cilët nuk janë përfitues të ndihmës

D V

Hapet ekspozita e parë arkivore e MPJ-së “30 vjet pavarësi – retrospektivë e politikës së jashtme”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More