Agjencia Zhurnal.mk.

Finalizohet udhëzimi i ri për pagesa direkte, pritet të hapet aplikimi për fermerët e interesuar

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton se, ka finalizuar Udhëzimin Administrativ për Pagesa Direkte në Bujqësi për vitin 2021.

 

Sipas MBPZHR-së, përcjell Telegrafi, qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ është që të përcaktojë rregullat, kriteret e pranueshmërisë dhe procedurat e përkrahjes për fermerët aplikues, si dhe zbatimin e pagesave direkte në bujqësi.

“Ky akt normativ i rëndësisë së veçantë për realizimin e Programit të Pagesave Direkte për vitin 2021 mori formën finale duke iu nënshtruar kështu të gjitha procedurave ligjore deri në finalizimin e plotë të tij, ku vlen të theksohet se janë inkorporuar edhe komentet e shoqërisë civile dhe të palëve të tjera të interesit të cilët gjatë procesit të konsultimit publik, kontribuuan në plotësimin e tij deri në finalizimin e këtij dokumenti”, thuhet në njoftim.

MBPZHR thotë se pas hyrjes në fuqi të Udhëzimit do të hapet mundësia për aplikim për të gjithë fermerët e interesuar për të përfituar nga Programi i Pagesave Direkte për vitin 2021. 

Related posts

Angellovska: Përfshirja e grave në segmentet shoqërore sjellë përfitime të shumta ekonomike

Z H

Ja deri kur do të zgjasë rritja e çmimeve në Maqedoni, flet guvernatorja e Bankës Popullore

D V

60% e investimeve të huaja të orientuara në patundshmëri – Ekspertët: Nuk ndihmojnë në punësim

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More