Agjencia Zhurnal.mk.

Filmi “Zgjoi” fitues i dyfishtë në festivalin “Seminci” në Spanjë

Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Seminci” ka ndarë dy çmime për filmin nga Kosova “Zgjoi”.

 

Protagonistja në film, aktorja Yllka Gashi ka fituar çmimin për aktoren më të mirë, për portretizimin e Fahrije Hotit.

Ndërsa, filmi “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit ka fituar po ashtu çmimin “Fundos” në Festivali Ndërkombëtar të Valladolidit që u mbajt në Spanjë.

“Është një histori e veçantë, specifike, e që ndodh në Kosovë, por është gjithashtu një histori universale që frymëzon këdo në botë. Sepse tregon historinë e dikujt që vuan, por që i duhet të kalojë këtë situatë e të arrijë qëllimet e veta. Është një histori e vërtetë dhe më pëlqen që në filma mund të shohësh edhe gra të forta, jo vetëm viktima. Pra të shohësh gra që janë të afta të marrin në dorë fatin e tyre. Ka qenë nderi i jetës sime të luaj këtë rol dhe të nderoj Fahrijen”, është shprehur aktorja Gashi gjatë pranimit të çmimit.

Ndërkohë, rikujtojmë që “Zgjoi” deri tani ka fituar disa çmime të rëndësishme ndërkombëtare, teksa edhe është nominim për “Oscars 2022”, nga Qendra e Kinematografisë së Kosovës. /Telegrafi/

Related posts

Pranim-dorëzim i donacionit japonez për mbështetje të Operës dhe baletit kombëtar

D V

Jeta studenteske dhe Tirana nga fryma e skicave letrare të vitit ‘67

D V

Kur fabrika shndërrohet në Akademi të Arteve

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More