Agjencia Zhurnal.mk.

Filluan Ditët e edukimit financiar: Banka popullore me prezantime për të gjithë qytetarët e interesuar

Shkup, 1 dhjetor – Prej sot deri më 3 dhjetor do të mbahet edicioni i pestë i Ditëve të edukimit financiar, që i organizojnë institucionet rregullatore financiare në bashkëpunim me kompanitë private financiare. Si një nga organizatorët dhe pjesëmarrës të Ditëve të edukimit financiar, Banka Popullore ka bërë thirrje publike tek të gjithë qytetarët e interesuar për praninë e prezantimet edukative përmes lidhjes video konferenciale.

 

“Sot me fillim në orën 14.00 do të mbahet prezantim në temë Politika monetare e bankës popullore. Për ditët e ardhshme janë caktuar prezantime në këto tema: informacione të nevojshme gjatë zgjedhjes së kredisë më 2 dhjetor, në ora 10, sistemin pagesor dhe shërbimet pagesore më 2 dhjetor, në ora 14:00 dhe për supervizion bankar më 3 dhjetor, në ora 14.00”, informojnë sot nga Banka Popullore.

Prezantimet do të mbahen onlajn, në platformën “Uebeks”. Ato do të jenë të destinuara për qytetarët e interesuar me njohuri bazë dhe më të avancuar, përkatësisht do të mbulojnë aspektet themelore dhe më të detajuara të fushave të përmendura. Pas çdo prezantimi ka mundësi për pyetje nga qytetarët dhe diskutim me ekspertët e Bankës Popullore.

Paraqitja për pjesëmarrje të prezantimeve është në vijim. Për shkak të organizimit të prezantimeve në varësi të interesit të shprehur, të gjithë qytetarët e interesuar duhet të lajmërojnë praninë e tyre përmes mesazhit: – në e-mail adresën: edukacija@nbrm.mk ose në faqet zyrtare të Bankës Popullore në rrjetet sociale “Facebook”. “, “Tuiter” dhe Instagram. Pra, çdo qytetar i interesuar duhet të deklarojë se për cilën prezantim/temë paralajmëron prezencë. Afati i aplikimit është një ditë para ligjëratës.

Related posts

Janë përmirësuar kushtet në burgun e Prilepit por ende ngelet i mbipopulluar

Z H

Policia e siguron vendvotimin pa ndërprerë deri në përfundimin e zgjedhjeve

D V

Për Suedinë dhe Republikën Çeke, përparësia e Presidencës së BE do të jetë Ballkani Perëndimor

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More