Agjencia Zhurnal.mk.

Filloristët pa maska në shkollë, ngelet thirrja për vaksinim kundër Covid

Shkup, 17 mars – Komisioni për sëmundje ngjitëse dje propozoi nxënësit e shkollave fillore të lirohen nga mbajtja e maskës, ndërsa kapaciteti i përmbushjes së objekteve të mbyllura – opera, teatro, kinema të rritet prej 50 në 75 për qind. Kjo vjen si rezultat i uljes së numrit të rasteve të reja me KOVID-19 në shtet, ndërkaq ndërkohë kompetentët mbeten të përkushtuar në thirrjen për vaksinim.

Edhe një propozim masë nga Komisioni është heqja e certifikatave për qëndrim në pjesën e hapur të objekteve hotelierike. Këto propozim masa Komisioni do t’i propozojë në Shtabin kryesor të krizës, e më pas për miratim në Qeveri.

Obligimi për mbajtje të maskës në shkollë mbetet për mësimdhënësit, profesorët dhe personelin teknik.

Kryetari i Komisionit, Aleksandar Petliçkovski dje përmendi se nxënësit nuk do ta kenë të ndaluar mbajtjen e maskë, nëse konsiderojnë se duhet ta mbajnë.

Masat do të zbuten ose ashpërsohen varësisht nga gjendja epidemiologjike.

Nëse vërehet përkeqësim i gjendjes epidemiologjike apo rritje e rrezikut epidemiologjik, atëherë sërish mund të kthehen në fuqi të gjitha masat, theksoi zëdhënësi i Komisionit, Zllate Mehmedoviq.

Kompetentët mbeten absolutisht të përkushtuar në reklamimin për vaksinim, si mënyra më e mirë për përballje me pandeminë.

Sipas Petliçkovskit, vaksinimi mbetet vegla kyçe në luftën kundër pandemisë.

Përndryshe, sipas numrave të fundit me të cilat disponon Ministria e Shëndetësisë, në vend janë evidentuar 328 raste të reja me KOVID-19, nga 2535 testime të bëra. Janë paraqitur gjithsej katër persona të vdekur prej të cilëve njëri në 24 orët e fundit, ndërsa të tjerët në periudhën prej 9 marsit deri më 12 mars përmes Regjistrit të personave të vdekur nga KOVID-19. Numri i rasteve aktive për momentin në vend është 1.921.

Prej fillimit të pandemisë, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID-19 në vend është 302.224. Janë shëruar 291.144 pacientë, ndërsa betejën me virusin e humbën 9.159 persona.

Lidhur me gjendjen me KOVID-19 në botë, Ministria e Shëndetësisë në Izrael dje kumtoi se në vend janë zbuluar dy raste të infektimit me llojin deri më tani të panjohur të koronavirusit.

Lloji i ri është kombinim i omikronit dominues nënlloji BA.1 dhe një nënlloj tjetër BA.2, i cili shkakton simptoma të lehta, ishin rritja e temperaturës së lehtë trupore, me dhimbje të muskujve dhe dhimbje koke dhe nuk kërkon trajtim të veçantë.

Sipas Ministrisë izraelite të Shëndetësisë, ky lloj ende nuk njihet në botë, ndërsa është zbuluar me PCR testime të udhëtarëve në aeroportin ndërkombëtar Ben Gurion, Tel-Aviv.

Nga fillimi i pandemisë në Izrael kanë vdekur 10.401 persona.

Ndërkohë, OBSH regjistroi sërish rritje të të infektuarve me KOVID-19 në botë.

Numri javor i të infektuarve me Kovid-19 në botë, u rrit për herë të parë, nga fundi i janarit, kumtoi dje Organizata Botërore e Shëndetësisë. Në javën e dytë të marsit, numri i të infektuarve të rinj u rrit për tetë për qind më shumë se një javë më parë.

Nga 7 deri më 13 mars, janë evidentuar mbi 11 milionë raste të reja të Kovid-19 dhe 43.000 raste të vdekjes, nga ose me koronavirus. Rritja në krahasim me javën e kaluar, veçanërisht vërehet në rajonet e Pacifikut Perëndimor – 29 për qind, si edhe në Afrikë – 12 për qind.

Në Evropë nga ana tjetër, është vërejtur rritje javore prej dy për qind. Numri i rasteve është zvogëluar në Mesdheun lindor, Azinë Juglindore si edhe në Amerikën e Veriut dhe të Jugut. Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të të infektuarve me koronavirusin e ri, nga fillimi i pandemisë, arriti deri në 455 milionë. Janë regjistruar gjashtë milionë raste të vdekjes.

Related posts

Publikohet lista me emrat e të mbijetuarve nga aksidenti në Bullgari

Z.H

Skuadra e Ligës së Parë nënshkruan me futbollistin që ka luajtur te Besiktasi

Redaksia

Më shumë shi në Krushevë, Pozharan dhe Kodër të Diellit, reshje edhe gjatë fundjavës dhe javën e ardhshme

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More