Agjencia Zhurnal.mk.

Fillon verifikimi i votave të diasporës, partitë nuk po e vëzhgojnë procesin

Në gjithë territorin e Kosovës, qytetarët u janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e komunave dhe përfaqësuesit e tyre në kuvendet komunale.

 

Por, këtë ditë më parë e ka bërë edhe diaspora, shkruan lajmi.net.

Derisa qytetarët në Kosovë po votojnë, votat e mërgimtarëve tashmë kanë filluar të verifikohen.

Këtë për lajmi.net e ka bërë ditur Arbnor Mjeku nga organizata “GERMIN”.

Ai në një pronocim për lajmi.net ka thënë se do të verifikohen mbi 5 mijë e 600 zarfe me vota, derisa ka theksuar se partitë politke nuk kanë dërguar vëzhgues të këtij procesi.

“Sot ka filluar verifikimi i votave nga jashtë. Organizata ‘GERMIN’ është e vetmja që po monitoron këtë proces deri më tani. Kjo vlen të theksohet pasi që asnjë parti nuk ka dërguar vëzhguesit e tyre. Do të verifikohen 5649 zarfa me fletëvotime. Pritet që brenda 3-4 ditëve të perfundoj i gjithë procesi i verifikimit”, ka thënë ai.

Në zgjedhjet lokale të sotme në garë për kryetarë komunash janë 166 kandidatë, në 38 komuna të vendit.

Related posts

Të premten përfundon votimi përmes postës, deri tash KQZ-ja ka pranuar mbi 3 mijë pako të supozuara me fletëvotime

D V

LVV demanton Ruzhdi Shehun: Nuk ka asnjë marrëveshje me LDK-në në Junik

D V

Gjashtë policë u lënduan gjatë aksionit në veri

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More